NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    11 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    1 week ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Skerdilaid Sulozeqi/ Pse dështoi sezoni turistik i këtij viti…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
Të tjera
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
Të tjera
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
Të tjera
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Skerdilaid Sulozeqi/ Pse dështoi sezoni turistik i këtij viti…

Neutrale
Last updated: 2024/07/22 at 6:39 PM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Sezoni turistik i këtij viti.

Shqipëria është orientuar drejtë turizmit, pra ekonomia jonë është orientuar drejtë turizmit, të paktën siç trumpetohet nga qeveria ose në letër.

Por, si mund të jemi konkurues në tregun turistik?

Të jesh konkurues në turizëm së pari duhet të kesh infrastrukturën e zhvilluar, të kesh shërbimin e lartë, cilësi në kulinari, vlera dhe e fundit e më e rëndësishmja çmimi.

Pra, ne përveçse me vlerë duhet të shesim dhe me çmim, pasi si të rinj në treg, pa patur infrastrukturën e duhur çmimi është ai që afron.

Vendi ynë ofron det, mal, fushë, lumenj e liqene të mrekullueshme, por shteti si rregullator dhe politikbërës duhet të orientojë dhe mbajë nën kontroll operatorët.

Pse ky vit është më i dobët se vjet?
Pse nuk ka turistë?

Sepse flluska u ça, abuzimet për shkak të fluksit ndikuan masivisht. Ai turist me të cilin abuzohet nuk të vjen më. Zgjedh një destinacion të ri.
Dhe kjo ka ndodhur, ata turistë që frekentuan Shqipërinë vitin e shkuar, deri në 80% e tyre nuk u kthyen më.
Kjo masë ka ndikuar negativisht nëpërmjet marketingut face to face, marketingut gojor, marketingut të përmbajtjes, pra atij marketingu që krijon zhurmë, marketingut të mediave sociale etj.

Pse? – sepse u zhgenjyen.

Vijmë te roli i operatorëve dhe shtetit.

Shteti është abuzuesi i parë sepse instancat nuk janë të aftë të japin shërbimin që iu takon: infrastrukturën rrugore, ujin, ndriçimin, ndarjen e drejtë të stacioneve të plazhit, taksa racionale në propocion me zonën, etj.
Infrastruktura turistike, kjo që është, është zhvilluar nga sektori privat, shumica dërrmuese nga ekonomia familjare, shumë pak nga koorporatat apo shoqëritë hoteliere private, brandet hoteliere, etj.
Roli i shtetit ka qenë minimal fare, pasi shteti nuk ndihmon këtë sektor me infrastrukturë, kredi të dedikuara, me grante, apo qoftë dhe me shkolla kulinarie e shërbimi.

Roli kontrollues i tregut të çmimeve.
Shteti ka mekanizma që kontrollojnë tregun e çmimeve, e një ndër to është Autoriteti i Konkurencës.
Kjo instancë shtetërore duhet të veprojë me dorë të hekurt me operatorët që shesin me çmime stratosferike. E fjala bie stacionet e plazhit që shesin një çadër me dy shezlongë 30,50,100 e më shumë euro duhet të ndalen, gjobiten e madje të bllokohen.
Pra, një turistë në breg paguan një dhomë apo apartament mesatarisht 70-80 euro natën, e paguan një çadër te grabitqarët 50-100 euro.
E papranueshme!
Këtu duhet të ndërhyjnë instancat duke marrë masa.

Qeveria bën komitet për çdo gjë që i do qejfi: shëndetësia, masat në pandemi, çmimi naftës etj.
Nuk ka mundësi ta bëj dhe për turizmin, çmimet për tu vënë fre?
Jo se nuk ka tagër, por nuk do, i intereson kaosi. Derisa nuk e bën, ose i intereson, ose janë të paaftë.

Ndëshkimi i abuzuesve
Qeveria duhet të ndëshkojë abuzuesit. Ata që zaptojnë dhe ujin në det e sillen si t’ja u kishte lënë baba detin, ata që ngrehin çmimet jopropocionalisht, ata që abuzojnë me ushqimet, cilësinë, ata që ndërtojnë pa leje e zaptojnë etj.
Tregu informal është gangrenë për turizmin, pasi abuzuesit nisin që nga parkimi, vijojnë te plazhi, e më tej te marketet, baret, restorantet etj.
Pra, qeveria nëpemjet mashave që ka t’i paralajmërojë e pastaj ndëshkojë në mënyrë ekzemplare. Vetëm kështu mund të ndalen.

Plazhet private, tallavaja ka pushtuar bregdetin. Të jesh në burim dhe mos të pish dot ujë. Të kesh shtëpinë në një qytet bregdetar e të mos lahesh dot në det sepse qeveria ia ka dhënë me qira privatit 99,9 % të vijës bregdetare.
Plazhe publike thuajse nuk ka fare.
Dispropocion i frikshëm fizik, mental e njerëzor.

Të bësh turizëm duhet të kesh mentalitet, ndërgjegje të lartë qytetare, shkollim.
Gjë të cilat mungojnë masivisht në vendin tonë.

Tregu në mungesë të shtetit do vetërregullohet në një farë mase, bazuar te kërkesa me ofertën, raporti i çmimeve, por do jetë vonë për bizneset sepse nuk do nxjerrin dot shpenzimet në këto kushte.

Gjithsesi unë sërisht dua ta shoh gotën gjysmë plotë dhe të besoj se gjithësecili operator do të ndërgjegjësohet, disa të imponuar nga kushtet e kërkesa.

Riviera jonë është perlë, mjafton pak zemër e hapur, jo ta shohësh klientin si preh.

Secili të ofroj atë që do donin t’i ofronin si klient dhe çdo gjë do shkojë mirë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
1 hour ago
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
5 hours ago
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
8 hours ago
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
8 hours ago
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
14 hours ago

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !

DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?

Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?