Është Eliona Kodra Shkreli, këshilltarja e PD në këshillin bashkiak të metropolit të veriut, e cila sjell shqetësimin e qytetarëve shkodranë si më poshtë:
Ndërkohë që kryebashkiaku i Shkodrës e ka mendjen tek ngritja e kullave, G’juhadoli vuan nga plehrat, një situatë e përditshme e cila nuk tërheq fare vëmendjen e Bashkisë Shkodër.
Lagja muzeale e qytetit i serviret e tillë çdo ditë turistëve të shumtë që e kanë pjesë të vizitës së tyre, një turp i madh sidomos para turistëve të huaj.
Ndërkohë strategjia zhvillimore dhe vizionare e Rama-Beci është ngritja e kullave mes plehrave dhe kazanëve të mbeturinave plot.
Ç’rëndësi ka….e rëndësishme është të ngrejmë gradaçela që të pastrojmë paratë e krimit dhe drogës në favor të miqve dhe klientëve të Rama-Beci që i sollën në pushtet dhe i mbajnë aty…
Më poshtë mesazhi i një banori të G’juhadolit….