Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën gjyqësore ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri të tij, Jamarbër Malltezi për dhënien e vendimit për revokimin e masës së sigurisë ndaj tyre.
Avokatët e Berishës dhe Malltezit kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të tre gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Kjo ka qenë dhe arsyeja e shtyrjes së seancës së sotme.

