Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit.
Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur, e cila ka humbur jetën në spitalin e Trumës në Tiranë.
Policia njofton se viktima është një vajzë 8-vjeçare me inicialet S.S. nga Sllovakia. Teksa po kalonte rrugën, ajo u përplas nga automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Gj., 18 vjeç
E mitura u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se shoferi 18-vjeçar sapo kishte marrë lejen e drejtimit. Ai është shoqëruar në ambientet e policisë.