Arroganca e pushtetit nuk njeh limite. Nuk njeh kod etike në punë, nuk njeh as kod etik në sjellje humane.
Dhuna duhet ndaluar në çdo formë.
Dhuna duhet dënuar me ashpërsi, neveri, përcmim.
Duhen dënuar rënd këto raste, që të parandalohen raste të tjera, ju duhet dhënë dënime maksimale.
Pushteti dhe pushtetarët kanë marr kurajo prej “Don Kishotësh” dhe nuk njohin më kufinj njerëzor, harrojnë se janë prindër, vëllezër ose burra të dikujt. Nuk e kuptoj si arrin deri këtu…
Nuk ka qenie më të neveritshme se ai që ngre dorën të godasi një grua.
I shpreh mbështetjen time dhe i jap kurajo Profesoreshës Liljana Elmazi Billa që këtij rasti t’i shkojë në fund që të bëhet shëmbull.
Askush nuk ka të drejtë të dhunojë askënd në asnjë formë.
Duhet ta dënojmë me ashpërsi këtë rast dhe rastet e ngjashme që ndodhin çdo ditë por viktimat e dhunës kanë frikë të shprehen, të denocojnë. ????????????
Ju them:”Nuk jeni vetëm!”