Sot është dhunuar pranë banesës së tij avokati Kujtim Ibro.
Menjëherë ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha.
Me një status në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha mbasi dënon aktin e rëndë shprehet se, kjo ngjarje është vazhdim i terrorit të banditëve të lidhur me qeverinë ndaj avokatëve.
Reagimi i plotë i tij:
Banditë të Rilindjes godasin avokatin e njohur Kujtim Ibro tek dera e shtëpisë.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të rëndë kriminal, vazhdim i terrorit të banditëve të lidhur me qeverinë ndaj avokatëve!

