Brenda nje ndeshje i provuam te treja…fitoren , humbjen e barazimin.
Jemi ende ne loje …ani pse kur pame sot nje Shqiperi te tille …e nje fund spektakolar qe i shokoi kroatet…ajo humbje e dyshimte fort me Italine duket sikur djeg e dhemb edhe me shume akoma.
Nuk them qe luajtem me mire se Kroacia por ama nuk mund ta pranoje qe Kroacia luajti me mire se ne…
Nje Shqiperi gati brilante taktikisht ne pjesen e pare …me nje disipline taktike individuale e ekipore per tu patur zili ….dhe ne dhomat e zhveshjes shkon me avantazhin 1-0
Nje gabim i njejte si me Italine ne 30 minuta te pjeses se dyte ku kroatet i kemi lene ne te luajne , te shenojne e te na permbysin …ju kemi lene terren …e kemi pesuar 2 gola per pak minuta …e fajtori kryesor ne te dy golat e pesuar eshte po i njejti lojtar i yni …Hysaj [ shihini me kujdes golat e kroateve ne porten tone ]…ne pankine eshte po i njejti trajner per ne Sylvinjo qe duket se se ka hic problem te dali kunder te gjitheve persa i takon formacionit startues…jemi po ne qe shenojme autogol por edhe gol [ Gjasula]…
E me pas ne 15 minutat e fundit kur Sylvinjos i teket te hedhe ne fushe Dakun, Hoxhen , Gjasulen e nje zot e di pse edhe Seferin …Shqiperia ka shperthyer duke e coroditur krejt skuadren kroate …duke e nxjerre jashte loje mbrojtjen e saj …duke mos pranuar humbjen e me ne fund ka pranuar te firmose per barazimin.
I shkelqyer Arber Hoxha per aq sa luajti…i domosdoshem Daku per ato c’ka beri…dhe te pa pranueshem ne formacion madje edhe ne kombetare Hysaj, Seferi por fatkeqesisht edhe Manaj qe sot me shume rrezohej e kerkonte faull tek arbitri se sa e kish mendjen te luante futboll, te gjente porten kroate e te shenonte…shkurt Manaj nuk ngjit ne kete kombetare.
A mund te kishim fituar ?
Sigurisht qe po .
Nese edhe ne pjesen e dyte do te luanim njesoj si ne te paren.
Nese nuk do tu leshonim kroateve terren e do luanim s’di se pse per 30 minuta ne gjysem fushen tone…
Nese ne fushe nuk do kishim startues … kokefortesisht e per ta cuar aventuren por edhe urdherin e porosine nga lart te Sylvinjos …gafaxhiun e sterdhembeshin e shemtut te mbrojtjes sone Hysajn …pasi ne te dy golat qe pesuam ne 90 % fajtor eshte ai dhe vetem ai.
Mund te kishim fituar nese Sylvinjos duhet ti thote dikush madje jo me xhentilese …se Shqiperia nuk e ka ende luksin per te mbajtur ne stol Balliun e per te patur ne fushe si titullar Hysajn…per te patur ne formacion si startues Manajn…e me vone edhe Seferin e te denuar per te ngrohur stolin …Brojen, Balliun, Mucin, Hoxhen , Dakun , Abrashin …
Mund te kishim fituar nese Asllani do ish treguar me i qete, me i sakte e me profesionist teksa ne te 31′ i vetem perballe Livakovic nuk e perplas topin per here te dyte ne rrjeten e kroateve c’ka do te thoshte kapitullim per skuadren e Modricit me shoke…
Mund te fitonim nese Hoxha e Daku nuk do ishin ne fushe ne minuten e 85…por minimumi qe ne te 70…
Mund te fitonim nese Sylvinjo arrin te kuptoje se Seferi e Manaj e deri diku edhe Asani nuk mund te luajne per kombetaren e shqiperise perpara Brojes , Mucit apo edhe Dakut e Hoxhes…
A mund te humbnim ?
Po…edhe mund ta humbnim kete ndeshje …teksa Sylvinjo jo vetem qe guxoi cmendurisht e rivendosi ne formacionin startues Hysen por as qe denjoi ta zevendesoje menjehere pas 2 golave te pesuar ku ai mban pergjegjesine kryesore…
Mund te humbnim nese Gjasula nuk do gjente force e kurajo prej profesioniste qe autogolin e tij ne porten tone ta shlyente ne nje gol me shume peshe ne porten kroate…
Mund edhe te humbnin nese sot ne porte nuk do kishim nje Strakoshe qe drejt me e thene ishte me i miri ne fushe per te dyja ekipet e na shpetoi nga gola te sigurte ne 4-5 raste…
Mund te kishim humbur nese arbitri francez Letexier do vazhdonte akoma te favorizonte haptazi kroatet sic beri ne jo pak raste …madje decizive.
Gjimshiti- Ajeti me pelqyen…Mitaj duhet ulur me kembe ne toke… Hysaj serisht mizerrabel…Asllani me se fundi tregoin se luan ne Serie A e tek kampionet e Interit…Bajrami e Ramadani konstant dhe shume punetore…Asani per aq sa luajti beri me te miren e tij te mundeshme per ekipin…Manaj nuk duhej te ishte titullar…Laci me pelqeu, vrapon, markon, pason por edhe shenon.
Te henen perballe Spanjes …nese luajme si me Italine me mire te mos hyjme ne fushe fare…nese luajme si ne pjesen e pare ndaj Kroacise…sinqerisht qe edhe Spanja do kete telashe me Shqiperine…
Perballe iberikeve Balliu duhet te jete i pa diskutueshem ne formacion…Laci ose Abrashi mund te luajne ne mesfushe e Bajrami te spostohet si sulmues krahu…nderkohe qe i takon Sylvinjos te zgjedhe profesionalisht e jo preferencisht e me urdher nga ”Lushnja” …per vijen sulmuese mes Brojes, Hoxhes, Dakut e Mucit…
Adriatik Riza Dosti/ Gjermani – Euro 2024. Shqipëri – Kroaci 2-2. Brenda një ndeshje i provuam të treja…fitoren , humbjen e barazimin.
Leave a comment
Leave a comment

