Pas një natë ferri, kur flakët prekën qiellin, ku u rrezikuan shumë jetë, shumë familje, ajo që shihet sot janë rrënojat e tregut dhe dhimbja e madhe për të gjithë ata që janë prekur e dëmtuar nga zjarri.
Duke falenderuar heronjtë që bënë të pamundurën ta shuanin, zjarrfikset dhe të tjerët që asistuan, ndihmuan,duhet theksuar dhe neglizhenca e qeverisë që nuk ndërhyri në kohë nga ajri me mjetet e tyre që si shtet besoj i kemi për raste të tilla.
Pamjet sot janë si nga fushëbeteja e bombardimeve ku gjithçka është shkatërruar dhe tymi vazhdon…
Se ku do të mbyten gjithë këto familje që sot janë në mëshirën e fatit. Një zot e di.
Se ku do përplasen gjithë këto familje që ishin të vetëpunësuar në këtë treg dhe të vetmin burim jetese kishin këtë, prapë veç një zot e di.
Zoti e bëftë mirë për të gjithë këto familje që kanë ngel pa shtëpi, pa punë.
Zot jepju shëndet e jetë të lënduarëve!