NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    2 days ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    6 days ago
    Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij Reda
    1 week ago
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Skandal/ Parlamenti mbyllet për tre javë se zyrtarët do të shkojnë në Gjermani për Kampionatin Europian
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!
Të tjera
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës
Kryesore
Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…
Të tjera
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
Të tjera
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Skandal/ Parlamenti mbyllet për tre javë se zyrtarët do të shkojnë në Gjermani për Kampionatin Europian

Neutrale
Last updated: 2024/06/14 at 10:30 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Në kalendarin e punës për datat 10 qershor- 27 qershor, Java e Gjelbër që parashikohet të mbahet në javën e fundit kalendarike të çdo muaji, u zhvendos në javën e tretë të qershorit.

“Java e Gjelbër” është një javë pune gjatë së cilës deputetët parashikohet të jenë në takime me elektoratin, por ky është një aktivitet i pamonitorueshëm nga Kuvendi, duke ngritur aludime se do të shfrytëzohet si javë pushim për ata deputetë që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares, të cilat mbahen në datat 15, 19 dhe 24 qershor.

Një burim nga Kuvendi i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kampionati europian i futbollit ishte dhe arsyeja pse u ndryshua kalendari, pasi shumë deputetë pritet të udhëtojnë drejt qyteteve të Gjermanisë, ku do të luajë ndeshjet e para Kombëtarja e Shqipërisë.

Në seancën plenare që u mbajt të mërkurën, ndryshe nga praktika parlamentare që i parashikon të enjteve ose të hënave, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po përdorte “arsye banale” për të ndryshuar axhendën e punës së Kuvendit.

“Keni vendosur që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin personal, por ky nuk është dyqani i Ramës dhe PS,” tha ai në seancë, duke akuzuar PS-në se vendimin e ka marrë pa u konsultuar me opozitën.

Por, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, i tha Bardhit se nuk kishte pse jepte shpjegime për vendimet e konferencës së kryetarëve, ku opozita refuzonte të merrte pjesë.

Ndryshimi i kalendarit të Kuvendit për t’iu përshtatur axhendave personale të deputetëve shihet nga ekspertë të shoqërisë civile si një tregues i papërgjegjshmërisë nga Kuvendi.

Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN se, -”kjo është një papërgjeshmëri e të zgjedhurve tanë, të cilët në axhendë të tyre të parë kanë kënaqësinë dhe të fundit kanë hallet e njerëzve”.

“Me këtë lëvizje të kalendarit ‘Java e Gjelbër’ po shkon te fusha e gjelbër,” tha Xhemollari, duke shtuar se,- “nuk e di se çfarë do të trajtojnë në seancën e të hënës nga ankesat e qytetarëve se nuk besoj se ka shqiptarë me ankesa në Dortmund apo Duseldorf, ku do të zhvillohen ndeshjet e kombëtares”.

Nuk është hera e parë që Kuvendi ka ndryshuar axhendën e vet për ta përshtatur atë me angazhime jashtë parlamentare të deputetëve.

Para zgjedhjeve vendore të 14 majit mazhoranca dhe opozita ranë dakord që të mbyllnin punimet e Kuvendit duke mos parashikuar zhvillim seancash plenare, në mënyrë që deputetët të angazhoheshin në fushatë./BIRN

Neutrale June 14, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
1 Comment 1 Comment
  • Flora keci says:
    June 14, 2024 at 1:35 pm

    Sa gjynah skan ku çojnë parët që kanë dhe populli varfërohet për ata bandit të pushtetit e kanë kthyer atë parlamente si pronë private të tyre dhe banditeve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!
60 minutes ago
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës
1 hour ago
Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…
2 days ago
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
2 days ago
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
2 days ago

Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…

Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?