NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    23 hours ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    1 week ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 25-vjetori i çlirimit/ Presidenti Begaj në Kuvendin e Kosovës: Bashkëpunim mbarëshqiptar në mbrojtje të lirisë së fituar
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
Kryesore Politikë
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
Kryesore Politikë
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
Aktualitet
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
Të tjera
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

25-vjetori i çlirimit/ Presidenti Begaj në Kuvendin e Kosovës: Bashkëpunim mbarëshqiptar në mbrojtje të lirisë së fituar

Neutrale
Last updated: 2024/06/12 at 9:37 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalën e mbajtur në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 25-vjetorin e Çlirimit bëri thirrje për bashkëpunim mbarëshqiptar në mbrojtje të lirisë së fituar me sakrifica sublime dhe për bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë dhe partnerët strategjikë.
Kreu i Shtetit përcolli urimin për këtë ditë të madhe, që e cilësoi përvjetor të shenjtë për shqiptarët.
Ai nderoi figurat e shquara të Kosovës, Ibrahim Rugovën, Adem Demacin, Adem Jasharin, e qindra luftëtarë të UÇK-së nga Kosova, Shqipëria e Diaspora, në sajë të të cilëve Kosova ia arriti kësaj dite.
Gjatë fjalës në Kuvend, Presidenti i Republikës u shpreh se Kosova nuk ishte vetëm, pasi veç mbështetjes nga Shqipëria, ajo pati në krah SHBA-në, Britaninë e Madhe, BE-në dhe NATO-n, mbështetësit e fuqishëm të kauzës së saj. Ishte kjo ndërhyrje që ndaloi spastrimin etnik, gjenocidin, dhe i dha të drejtën popullit që kërkonte lirinë, – u shpreh Presidenti Begaj.
”Ndërkombëtarët – theksoi ai, ishin hartuesit dhe zbatuesit e projektit të shtetformimit të Kosovës”.
Në kontekstin aktual gjeopolitik, përballë një fushate keqdashëse të Serbisë dhe aleatëve të saj për të penguar shtetin e ri të Kosovës, për të penguar ndihmën ndërkombëtare në bashkëjetesën shqiptaro-serbe, e për të njollosur luftën për çlirimin e Kosovës, Presidenti i Republikës u shpreh se sot kemi nevojë më shumë se kurrë për një manifest krenarie kombëtare.
“Në sfidat e kohërave, epokave dhe padrejtësive, shqiptarët e kanë të pacenueshëm shqiptarizmin, shqiptarët kanë nevojë për të ruajtur dhe forcuar kohezionin kombëtar dhe socio-kulturor edhe sot”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Begaj.
“Jemi të vetëdijshëm se kauza e Kosovës nuk ka përfunduar, por jemi të palëkundur në bindjen tonë se realiteti, Republika e Kosovës, e pavarur dhe sovrane, është e padiskutueshme dhe e patjetërsueshme. Kemi përgjegjësi për të ruajtur dhe forcuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin. Aspiratat për integrimin Euroatlantik të faktorit shqiptar janë më të forta se kurrë. Do të punojmë fort për këtë objektiv” , – u shpreh Presidenti i Shqipërisë.
Nga Parlamenti i Kosovës, Presidenti Begaj deklaroi se shteti shqiptar e ndjen detyrë dhe mision të mbështesë çdo përpjekje të institucioneve të Kosovës.
Ai garantoi se Shqipëria do të punojë fort për të shfrytëzuar të gjitha kapacitet për të zgjeruar numrin e njohjeve, për të zbuluar të gjithë të vërtetën, ende të panjohur, të krimeve dhe gjenocidit të bërë në Kosovë.
”Kosova nuk është vetëm. Kosova nuk do të jetë vetëm. Çdo betejë juaja, është beteja jonë! Çdo sukses juaji, është sukses i gjithë shqiptarisë!”, – deklaroi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalën e mbajtur në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 25-vjetorin e Çlirimit.

Neutrale June 12, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
23 hours ago
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
2 days ago
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
2 days ago
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
3 days ago
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
3 days ago

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT

Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.

Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?