Ndoshta paralajmërim ka marrë sot një biznes në pikën turistike të Razmës në Shkodër.
Arrihet në këtë përfundim mbasi reklama me emrin e tij u hodh në erë në Razëm.
“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S.
Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit

