Prokurorët gjermanë i akuzojnë ata për drejtimin e biznesit nën udhëzimet e një anëtari të lartë të grupit mafioz italian “Ndrangheta”.
Bosi i mafias dyshohet se ka investuar rreth 400,000 euro dhe “në këmbim, dyqani i akullores thuhet se është përdorur për të pastruar fitimet e paligjshme të narkotikëve të Ndrangheta-s”, thanë prokurorët.
Të dyshuarit u arrestuan në një bastisje majin e kaluar dhe që atëherë janë në paraburgim.
Ata akuzohen gjithashtu se kanë qenë anëtarë të një organizate të huaj kriminale.
Nga DW

