Dita e Dëshmorëve duhet të jetë data 7 Prill, sepse është kjo datë që përkon me rënien e dëshmorët të parë që dhanë jetën përgjatë rezistencës antifashiste duke luftuar për komb e atdhe, pa dallime politike e në krah të njëri tjetrit.
Data 5-Maj, vendosur nga komunistët që krijuan përçarje e vëllavrasje, nuk është data unifikuese për të gjithë dëshmorët e atdheut që dhanë jetën për lirinë e vendit e duhet me patjetër të kujtohen me përulësi e nderim nga të gjithë ne.
Eshtë e turpshme për ne që akoma, mbeturina të komunizmit, diku të ushqyer, mundohen të përvetsojnë e deformojnë çdo gjë, duke krijuar ndasi e duke u munuar të mohojnë luftën dhe gjakun e shumë nacionalistëve dhënë për liri.
Historia e Shqipërisë nuk fillon me 8 Nëntor 1941, ashtu si e deformuan pushtuesit komunist të Nëntor ‘44, ajo fillon shumë më shpejt dhe ndryshe, çdo deformim dhe manipulim i saj është në dëm në interesin tonë kombëtar.
Është gjithashtu që të drejtën e shpalljes ose njohjes së statusin “Dëshmor i Atdheut” ta përfitojnë të gjithë ata që u vranë e humbën jetën në burgjet politike dhe kampet e internimit të regjimit komunist deri me 8 Nëntor 1990 e jo vetëm ata tl deri 9 Majit 1945.