Përgatiti: Elvis Maloku
Në Amerikën e Jugut, në Ekuador, rritet një pemë, që quhet balsa (druri më i lehtë në botë).
Kjo pemë, është dy herë më e lehtë se tapa.
Pesha specifike e balsës është 0.12.
Balsa (lloji amerikolatin) ka një dru të bardhë, të butë si kadife e që pritet lehtë.
Në dyqanet e Kuintos, ku shiten suvenire, mund të shohësh grumbuj dërrasash të holla e të bardha.
Në njërën anë të tyre sheh piktura me bojëra vaji.
Nëse vendos në njërën anë të peshores një dërrasë të vogël balsa dhe në tjetrën një kartolinë, kartolina do të rëndojë më tepër, ndonëse piktura prej dërrase është 7-8 herë më e trashë se kartolina.
E vlerësuar në të gjithë botën për drurin e saj të fortë, por të lehtë, pema balsa është vendase në pyjet tropikale të Amerikës së Jugut. Mbi 95% e drurit të balsas vjen nga Ekuadori, ku rritet në plantacione të dendura. Pemët Balsa rriten jashtëzakonisht shpejt, duke arritur afro 30 metra në 15 vjet, por rrallë jetojnë më shumë se 35 vjet.