Rreth 170 zjarrfikës shkuan në vendngjarje, duke u përpjekur të kontrollonin flakët, shkruajnë mediat vendase
Banorët pranë fabrikës u këshilluan të mbanin dritaret dhe dyert e tyre të mbyllura për t’u mbrojtur nga tymrat. Zjarrfikësit gjermanë luftuan të premten për të kontrolluar një zjarr që shpërtheu në një fabrikë të teknologjisë metalike në jugperëndim të kryeqytetit, Berlin.
Nga kompleksi, i vendosur në lagjen Lichterfelde të Berlinit, mund të shihen shtëllunga tymi të errët. Një dhomë teknike në katin e parë të ndërtesës ishte “plotësisht e përfshirë nga flakët”, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve, u citua nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Diehl Metall, kompania që zotëron fabrikën, kishte ruajtur kimikate brenda ndërtesës, duke bërë që brigada e zjarrfikësve të lëshonte një paralajmërim rreziku si masë paraprake. Banorët aty pranë u këshilluan të mbyllnin dritaret dhe dyert për t’u mbrojtur nga tymi. Nuk raportohet për të lënduar, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, megjithëse pjesë të ndërtesës raportohet se janë shembur.

