Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fush-Kuqe të Kurbinit
Dy persona humbën jetën, pasi zetori me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal.
Drejtuesi 60-vjeçar dhe punëtori gjetën vdekjen e menjëhershme, pasi u zunë poshte nga zetori i cili u përmbys në kanalin me ujë.
Kane qenë banor të zonës të cilët tentuan ti japin ndihmën e parë dy përsonave, por ata u gjeten në kanal pa shenja jete. Banorët thanë se Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç po shkonte të punonte tokën kur ka ndodhur aksidenti dhe 21 vjeçarin e kishte punësuar si punëtor.

