Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë këtë vepër kriminale .
Është e tmerrshme …
Dy anëtarë të familjes u arrestuan mëngjesin e së mërkurës si të dyshuar për vrasje.
Dy të rriturit, një burrë dhe një grua, të cilët janë arrestuar nën dyshimin janë familjarë. Janë njoftuar të afërmit.
Njëri prej tyre ka pasur edhe lëndime. Sipas informacioneve për Aftonbladet, bëhet fjalë për plagë me thikë. Gjatë mbrëmjes së të martës, Rajoni i Stokholmit deklaroi se personi ishte plagosur rëndë.
Dy skuterë të vegjël janë rreshtuar pranë njëri-tjetrit – një blu dhe një rozë. Një futboll i vogël në ngjyrat e verdhë dhe blu shtrihet në parcelë dhe pranë tij, një stol, i destinuar për një fëmijë. Ka dy pistoleta uji lodër në një tavolinë jashtë në ambjentet e shtëpisë.
Pikërisht këtu në zonën e Södertälje dy fëmijët u gjetën të vdekur mbrëmjen e së martës.
Nuk dihet saktësisht se ku duhej të kishte ndodhur krimi, por fëmijët u gjetën pikërisht brenda shtëpisë. Sipas informacioneve të Aftonbladet, njëri ishte djalë dhe një vajzë në moshë shkollore.
Dy anëtarë të familjes, një burrë 35 vjeç dhe një grua 40 vjeç, u arrestuan të mërkurën.