Si sot, vjet ma parë, në këtë datë erdhëm në New York…i bamë 23 vjet këtu dhe tashma New York u ba vendi ku kam jetue ma gjatë në jetën teme…edhe ma gjatë se 20 vitet në vendlindjen teme Markaj…prapëseprapë andrrat me vendlindje i shoh…
…Më 24 Prill 2001, në nji datë si sot, na si familje e palosëm jetën tonë nëpër valixhe dhè morëm avionin per Amerikë… Krejt çka na e gjykuem te vlefshme u ngjesh ne ato valixhe, dy prej tyne mbushun me librat e zgjedhun prej të cileve s’mund u ndava dhe i pruna me veti ne New York …
…Ah ai momenti kur njeri vendos me u largu jashtë vendit … Jeta jote guzhmohet si nji lamsh i ngaterruem emocionesh – je duke braktise krejt ate çka di e çka ke mësue deri ate moment – per me hy ne nje faze të panjoftun te jetes tande! Jeta qe të pret të lyp me u pershtate, pershtatje që ka të bajnë me të papritura … Shqisat tueja mprehën si lapse ne mprehesen e jetes se re që të sfidon perpara… Nga ai moment e për shumë kohë mbrapan ka me tu dashtë me e fshi nga fjalori – fjalën “rutinë” – ajo s’ka me qenë ma ne fjalorin tand… Fjalori yt jetesor ka me shtue faqe tjera, ka me zbulue tjera hapësina leksiku… Ka me qenë nji udhëtim që s’ka me ja lanë kurrkund vendin adrenalinës, nji karusel emocionesh… Tokë e re, vende të reja, zakone të reja, sfida të reja, njerëz të rinj… Ndjesia má normale ne bote asht me u trembë nga e panjoftuna, sepse e panjoftuna e tremb njerin por njiherit asht edhe ndjesi e habitshme vorbulle që te perthith pamëshirshëm … Asht nji permbysje e madhe – krejt ajo që ke mendue tane jeten tande si “Shpia Jeme” nuk asht má… Kjo ngjet sepse njeri me dhimbë e kupton se çdo gja mund të zavendësohet – se vjen një ditë kur papritun ndihesh si në shpi tande në qytetin e ri ku ke ngule furkzën… Kupton se “Shpia jeme” jane ne fakt personat që udhetojne me ty…Shpia asht aty ku asht zemra…
Emigrimi gjithmonë ka mbrenda humbjen! Aty asht e ngulfatun! Të thone kush çka të dojnë! Edhe ne rastet kur njerezit në emigrim kanë qenë të privilegjuem, me letra ose me punë te mira – edhe ateherë kur mujnë me lëvizë lirisht – prapëseprapë humbjen aty e kanë… Emigrantët janë njerez që shkojne me mendjen ka e ardhmja… Por udhetimi i tyne në mënyrë të pashmangshme paguen nje taksë të randë që paguhet nga e shkuemja e tyne… Sepse ata që emigrojne má parë se me qenë krah pune, janë njerëz!
Dhe sa herë të lëvizin ata kanë me lanë mbrapa një pjesë të tyne. Në vendin tjeter – mundimi sizifian – për me gjetë atë që kanë humbë rezulton në diçka më shumë se nostalgjia, e ba me qenë me fat, diçka má pak se mërgimi …
Por humbje asht mbrenda… Vjen me gjjthfarë trajtash… Dikush vdes e s’mund i shkon ne vorrim, dikush feston datelindjen e te mbetet me u knaqe me fotot që postojne ne rrjete sociale… Humbja shfaqet si ajo dasma e njeriut te aferm që per kushedi sa nuk e kishe lanë pa marre pjese, por që s’mund shkove! … Humbja shfaqet ne trajten e “Tags” ne Facebook, kur sheh nipat e mbesat se si rriten neper foto – “Uh sa asht rritë!” – tana keto piketa ne udhen e jetes që kalon pa i kundrue sepse jeta jote asht diku tjetër tashma …
Kjo lloj humbje asht e njillojtë, ne daç te jesh largue i detyruem nga vorfnia apo lufta, ne daç te këtë qenë zgjedhje e vullnetshme…
Edhe në qoftë se ke pasë fat me u rregullue mire – prape humbja aty asht – sepse vertete mund ta kesh arrite ate qe ke dashte dhe andrrue por nuk e ke arrite aty ku ke dashtë! Kjo asht taksa që paguen emigranti, ai brezi i parë që emigron, ai që mbet ne kapërcyell te dy boteve, asaj nga vjen dhe asaj që gjeti…
* * *
…Ky nuk asht aspak rrëfim dënese…edhe pse lotët më tradhtojnë gjithsesi… Se si zvarriten e gjajne udhen ne shqisa nuk e di … Por sa here qe kujtoj këtë gja má mjegullojnë dritën e syve…
(Piktura shoqeruese asht nje kryeveper e mjeshtrit Agim Sulaj.)