Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar efektivët e policisë për rastet e refuzimit dhe reagimit ligjor ndaj atyre shkelësve të ligjit që ofrojnë ryshfet.
Në një video-mesazh, nga aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” teksa inspektonte punën e policisë kufitare, Balla ka folur edhe për raste të tilla.
Reagimi i tij:
“Mos jep ryshfet, o Bexhet❗️” sepse do të ndëshkohesh. I përgëzoj punonjësit e Policisë Rrugore????Tiranë, të cilët po vendosin një standard të ri, të shumëpritur, në luftën kundër korrupsionit. Prej janarit janë 44 drejtues mjetesh, të referuar dhe vendosur nën akuzë “për korrupsion aktiv”.