NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha denoncon paketën e re fiskale: Rama u shpall luftë bizneseve me rritjen e taksave! PD do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10% dhe TVSH-në 6%
    14 hours ago
    Zgjedhjet në Serbi/ Reagon Sali Berisha: Vuçiç humbësi i madh!
    2 days ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Rama e ka betejën e humbur, revolta e studentëve nuk ndalet!
    3 days ago
    Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Konservatorët fitojnë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet në Kroaci
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha denoncon paketën e re fiskale: Rama u shpall luftë bizneseve me rritjen e taksave! PD do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10% dhe TVSH-në 6%
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Pensionet e posaçme, ky rudiment sovjetik
Të tjera
Zgjedhjet në Serbi/ Reagon Sali Berisha: Vuçiç humbësi i madh!
Kryesore Politikë
Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Rama e ka betejën e humbur, revolta e studentëve nuk ndalet!
Kryesore Politikë
Protestat/ Rama prezanton Paketën e re Ligjore Kundër Dhunës Urbane, kërkon dënime ndaj studentëve dhe për ata që qëndrojnë në turm protestuese
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Konservatorët fitojnë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet në Kroaci

Neutrale
Last updated: 2024/04/18 at 10:52 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës. Bashkimi Demokratik Kroat mbështet kursin pro-perëndimor, por atij do t’i duhet mbështetja e grupeve të ekstremit të djathtë për të ruajtur pushtetin, në bazë të përllogaritjeve zyrtare të votave. Zgjedhjet pasuan një fushatë të ashpër midis presidentit dhe kryeministrit të vendit, e cila krijoi një krizë politike në vendin ballkanik prej 3.9 milionë banorësh, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Bashkimi Demokratik Kroat, i kryesuar nga Andrej Plenkoviç ishte në garë me një aleancë të partive të qendrës dhe të krahut të majtë, të kryesuar nga presidenti populist Zoran Milanoviç dhe Partia e tij Social Demokratike, ose SDP. Me mbi 90% të votave të numëruara, komisioni shtetëror zgjedhor tha se HDZ fitoi 60 vende në parlamentin me 151 vende. SDP siguroi 42 vende. Partia e së djathtës së skajshme, Lëvizja për Shtetësinë u radhit e treta, me 14 vende, gjë që i jep asaj një rol vendimtar në negociatat për qeverinë e ardhshme. “Nga nesër në mëngjes, ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare për të krijuar qeverinë tonë të tretë,” tha zoti Plenkoviç në fjalimin e tij të fitores.

Votuesit nuk prisin që gjërat të ndryshojnë shumë pas zgjedhjeve. “Unë nuk mendoj se do të ndryshojë gjë. Fushata nuk ishte shumë e mirë, kishte shumë fyerje nga të gjitha anët. Sidomos për ne pensionistët, gjërat do të mbeten ashtu siç janë”, thotë Ljerka Majcen, pensioniste nga Zagrebi. Partia në pushtet bëri fushatë duke iu kujtuar votuesve rritjen ekonomike të kohëve të fundit, të nxitur nga anëtarësimi i vendit në zonën ‘Schengen’ dhe në eurozonë. Social Demokratët theksuan luftën kundër korrupsionit, pasi partia e Kryeministrit Plenkoviç është dëmtuar nga një mori skandalesh korrupsioni dhe hetimesh kundër zyrtarëve të lartë të partisë, përgjatë viteve të fundit.

“Pritja ime është që qeveria të ndryshojë pasi kemi duruar ata që janë në pushtet prej tetë vjetësh. Mendoj se është koha që njerëzit të zgjedhin dikë tjetër që ndoshta mund të jetë një zgjedhje më e mirë, të paktën shpresojmë se mund të jetë”, thotë pensionisti tjetër nga Zagrebi, Bozhidar Zupan. Presidenti ka një rol kryesisht ceremonial në Kroaci, ndërsa kryeministri ushtron pjesën më të madhe të pushtetit politik. Zoti Milanoviç, i cili si president cakton datën e zgjedhjeve, në mënyrë të pazakontë njoftoi muajin e kaluar se do të kandidonte në zgjedhje duke qenë ende në detyrë.

Gjykata e lartë e vendit vendosi se kjo ishte jokushtetuese dhe e ndaloi atë të bënte fushatë. Atij gjithashtu iu ndalua të paraqitej zyrtarisht në listat e kandidatëve dhe SDP-së iu ndalua që të bënte fushatë për të si kandidat për kryeministër. “Unë dua që votuesit të zgjedhin një Kroaci ku respektohet kushtetuta. Dua që kroatët të votojnë për të qëndruar brenda familjes transatlantike dhe evropiane, ku ne jemi përpjekur të jemi gjatë tre dekadave të fundit”, tha kryeministri Plenkoviç, pasi votoi në Zagreb.

Pas vendimit të Gjykatës kundër kandidimit të tij, Presidenti vazhdoi të sulmonte gjykatën dhe partinë në pushtet nëpërmjet mediave sociale dhe paraqitjeve publike, përfshirë edhe ditën e votimit. “Fatkeqësisht, kryeministri edhe sot, gjatë heshtjes zgjedhore, foli ashpër dhe tha idiotësira rreth shkeljes së Kushtetutës dhe respektimit të ligjit, megjithëse ai nuk e bën vetë këtë kur është fjala për kodin penal dhe atë të taksave”, tha Presidenti Milanoviç pasi hodhi votën e tij në Zagreb./VOA

TAGGED: Lajme
Neutrale April 18, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha denoncon paketën e re fiskale: Rama u shpall luftë bizneseve me rritjen e taksave! PD do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10% dhe TVSH-në 6%
14 hours ago
Basir Çollaku/ Pensionet e posaçme, ky rudiment sovjetik
2 days ago
Zgjedhjet në Serbi/ Reagon Sali Berisha: Vuçiç humbësi i madh!
2 days ago
Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Rama e ka betejën e humbur, revolta e studentëve nuk ndalet!
3 days ago
Protestat/ Rama prezanton Paketën e re Ligjore Kundër Dhunës Urbane, kërkon dënime ndaj studentëve dhe për ata që qëndrojnë në turm protestuese
3 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Berisha denoncon paketën e re fiskale: Rama u shpall luftë bizneseve me rritjen e taksave! PD do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10% dhe TVSH-në 6%

Basir Çollaku/ Pensionet e posaçme, ky rudiment sovjetik

Zgjedhjet në Serbi/ Reagon Sali Berisha: Vuçiç humbësi i madh!

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Rama e ka betejën e humbur, revolta e studentëve nuk ndalet!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?