Me një foto të mrekullueshme, ku i ati e mban në krahë dhe një mesazh prekës, vajza e Alexei Navalny i jep lamtumirën e fundit, një javë pas vdekjes së tij, babait të saj.
“Dashuri, puthje, përqafime të mëdha dhe më mungon shumë”, shkroi vajza e tij, Dasha, në Twitter, duke postuar një foto të babait të saj duke e mbajtur atë në krah kur ajo ishte ende fëmijë.
Dy ditë më parë, bashkëshortja e Navalnit, Yulia Navalnaya, ka fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara për të vizituar vajzën e saj, e cila studion për psikologji sociale dhe shkenca politike në Stanford.
Djali më i vogël i familjes, Zahar, ndodhet në Gjermani në një shkollë me konvikt




