Janë zbardhur vendimet e marra në mbledhjen e mbrëmjrs së sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të thirrur nga Sali Berisha.
Burime bëjnë me dije se Kryesia ka vendosur që ditën e shtunë në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së.
Sa i përket riorganizimit të partisë, u vendos krijimi i 4 rajoneve, të cilat do të drejtohen nga 4 koordinatorë. Gjithashtu, mësohet se do të ftohen në organizim edhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin atë.
Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të Kryesisë tha se “Na duhet një ripërshtatje e shpejtë. Duhet ta konceptojmë qëndresën tonë si një betejë të atyre që guxojnë”. Ai iu kërkoi anëtarëve të Kryesisë që të mendojnë çdo ditë se si të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti, teksa iu kërkoi që të fokusohen dhe tek rrjetet sociale.