NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    1 day ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    1 day ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    1 day ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Tre fshatra italianë i shtohen listës së fshatrave më të mirë turistikë të vitit 2023
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Tre fshatra italianë i shtohen listës së fshatrave më të mirë turistikë të vitit 2023

Neutrale
Last updated: 2023/10/28 at 7:25 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) shtoi tre fshatra në Itali në listën e fshatrave më të mirë turistikë të vitit 2023.

Programi Best Tourism Villages (pjesë e Programit të Turizmit për Zhvillimin Rural të UNWTO) synon të promovojë rritjen e fshatrave në zonat rurale, të luftojë shpopullimin dhe të nxisë praktika të qëndrueshme nëpërmjet turizmit.

Tre fshatrat italianë të shtuar në listë – Gerici, Civita di Bagnoregio e Sabbioneta – janë ndër 74 fshatrat e zgjedhur mes 260 kandidaturave nga e gjithë bota.

 

Shpopullimi i qyteteve të vogla dhe fshatrave në Itali

“Turizmi mund të jetë një forcë e fuqishme për përfshirjen, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe përhapjen e përfitimeve në të gjitha rajonet”, – deklaroi sekretari i përgjithshëm i UNëTO, Zurab Pololikashvili, teksa njoftoi zgjedhjet e këtij viti gjatë mbledhjes së grupit në Samarcanda, në Uzbekistan.

Një raport i Pulitzer Center zbuloi se në vitin 2020, popullsia në Itali u tkurr me 384.000 banorë, më shumë se sa ka rënë në më shumë se 100 vjet.

Sipas Ministrisë Italiane të Trashëgimisë Kulturore, shumë fshatra të largët italianë po përballen me ritme alarmante të shpopullimit, pasi të rinjtë largohen për të kërkuar punë dhe mundësi arsimimi diku tjetër, duke i lënë këto vende me banorë të moshuar.

Si pasojë, disa Bashki dhe Bashkimi Europian po krijojnë programe inovative nxitëse për të tërhequr të rinjtë (si italianë, edhe të huaj) në këto qytete dhe fshatra, duke përfshirë programin One Euro House.

 

Vendet e mbipopulluara me turistë dhe ato më pak të vizituara

Edhe turistët mund të luajnë një rol të rëndësishëm për të shpëtuar dhe për të ruajtur këto fshatra të vjetër.

Në anën tjetër, një nga zgjidhjet më të përshtatshme ndaj kërcënimeve sociale dhe mjedisore të mbiturizmit është që udhëtarët të vizitojnë këto destinacione më pak të kërkuara.

Ata që vizitojnë Italinë kanë ndjesinë sikur kanë gjetur një thesar të fshehur kur “zbulojnë” një qytet të vogël apo një fshat të largët, larg vendeve më të vizituara turistike. Jo vetëm që ka më pak turma turistësh, por vizitat e tyre mund të ndihmojnë në mbështetjen e ekonomisë lokale.

Ndër të tjera, ka të ngjarë që ata të gjejnë një përvojë autentike, e pasur me tradita dhe histori.

Për të nxitur dëshirën për të shkuar tej rrugëve të njohura, më poshtë është një prezantim i shkurtër i tre fshatrave magjepsës italianë që u vlerësuan së fundi si Fshatrat më të Mirë Turistikë.

Lerici

Lerici është një vend relativisht i vogël (rreth 10.000 banorë) në Liguria, në provincën La Spezia (në Rivierën italiane). Njihet më shumë si vendi ku poeti britanik Percy Bysshe Shelley u mbyt, kur varka e tij u përmbys për shkak të një stuhie.

Vetëm 19 minuta nga qyteti-port i La Spezia, turistët mund të ecin nëpër rrugicat e ngushta (caruggi) të qendrës historike, të çlodhen në plazhe, apo të vizitojnë kështjella dhe monumente që ofrojnë peizazhe spektakolare të detit.

Civita Di Bagnoregio

Ky fshat mesjetar italian ndodhet në majë të një kodre në provincën Viterbo, në Lazio. Civita Di Bagnoregio është rreth gjysmë ore me makinë nga Orvieto, ose një orë e gjysmë larg me tren nga Roma.

I cilësuar “Qyteti që vdes” (La città che muore), Civita di Bagnoregio ka pak më shumë se një duzinë banorë të perhershëm. Vizitorët në këtë fshat të shkretë duhet të kalojnë një urë për këmbësorët, me pagesë, nga qyteti ngjitur, Bagnoregio.

Rrugicat gjarpëruese të çojnë në disa lokale, pallate fisnikësh, te Katedralja e San Donato-s dhe një muze që shpjegon rrëshqitjet e rrezikshme të dheut që kanë ndodhur atje gjatë viteve.

Sabbioneta

Sabbioneta është një qytet i rrethuar me mure në provincën e Mantova-s në Lombardi.

Ky qytet i periudhës së Rilindjes u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008. Edhe pse ka një popullsi prej vetëm rreth 4000 banorësh, ai krenohet me një koleksion mbresëlënës të artit.

I projektuar nga arkitekti Vespasiano Gonzaga në shekullin XVI, ai njihet për planimetrinë ideale, një nga teatrot më të vjetër në botë dhe një shesh qendror i mirëplanifikuar me shumë ndërtesa me interes arkitektonik.

Udhëtimi nga qyteti i Mantova-s në Sabbioneta zgjat rreth 40 minuta.

Forbes

Neutrale October 28, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
10 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
1 day ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
1 day ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
1 day ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
1 day ago

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?