Oficerët e Policisë kanë shkuar mëngjesin e sotëm te blloku i pallatave të ndërtuara ose siç njihet ish-kompleksi “Partizani”.
Oficerë të krimit ekonomik ndodhen në brendësi të kompleksit me qëllim për të zbatuar vendimin e shkallës së parë të GJKKO për sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit.
Për të, GJKKO ka vendosur sekuestro për 16 pasuri të paluajtshme, 6 llogari bankare dhe aksione në tre kompani..
Malltezi akuzoget nga SPAK për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, në vijim të procedurave të privatizimit të kompleksit sportiv, ku ai është një prej trashëgimtarëve ligjorë, si edhe shndërrimin e truallit në zonë rezidenciale banimi.