Kryeministri Edi Rama ka njoftuar dhe shprehur gëzimin që projekti i Parkut Ekologjik të Durrësit është në finalen e çmimit më prestigjioz botëror të arkitekturës.
Ai e ka shpërndarë lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale si më poshtë:
????Jam vërtet i lumtur të ndaj këtu lajmin se projekti ynë i Parkut Ekologjik të Durrësit është në finalen e çmimit më prestigjioz botëror të arkitekturës????
Komiteti përzgjedhës i Çmimit Mies van Der Rohe ka vlerësuar transformimin e shkëlqyer të një gangrene urbane plehrash, që dikur i shërbente kronikave turpëruese për Shqipërinë në mediat e botës, në një flamur të inovacionit ekologjik dhe arkitekturor:
https://miesarch.com/work/5462.
Kjo arritje tjetër e vlerësuar botërisht është vetëm dëshmia e radhës e vizionit fitues për këtë vend të Rilindjes Urbane dhe e pasionit e këmbënguljes sonë për ta ngjitur Shqipërinë në një majë të re????
Le të vazhdojmë me këmbëngulje vetëm përpara, duke u bashkuar të gjithë për Shqipërinë e Pastër, si edhe duke bërë çdo përpjekje që punët e bukura të shtohen bashkë me respektin e botës për vendin tonë të mrekullueshëm????????
#ParkuEkologjikDurrës☀️
#ShqipëriaePastër????
#VetëmPërpara➡️????????
https://miesarch.com/work/5462