NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
    4 hours ago
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    1 day ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    1 day ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Konflikti izraelito-palestinez përcaktohet nga shtetësia, toka, Jerusalemi, refugjatët
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
Të tjera
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
Kryesore
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Konflikti izraelito-palestinez përcaktohet nga shtetësia, toka, Jerusalemi, refugjatët

Neutrale
Last updated: 2023/10/14 at 8:32 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Reuters

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit, që nisi një sulm të papritur më 7 tetor, janë më të rejat në shtatë dekada luftë dhe konflikt midis izraelitëve dhe palestinezëve që kanë tërhequr vëmendjen e fuqive të jashtme dhe kanë destabilizuar rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme.

Cila është origjina e konfliktit?

Konflikti vendos kërkesat izraelite për siguri në atë që prej kohësh është konsideruar si një rajon armiqësor kundër aspiratave palestineze për një shtet të tyrin.

Themeluesi i shtetit të Izraelit, David Ben-Gurion, shpalli shtetin modern të Izraelit më 14 maj të vitit 1948, duke krijuar një strehë të sigurt për hebrenjtë që ikin nga persekutimi dhe kërkojnë një shtëpi kombëtare në një tokë, me të cilën ata thonë se kanë lidhje të thella historike.

Palestinezët ankohen për krijimin e Izraelit, duke e quajtur atë “Nakba” apo katastrofë, gjë që rezultoi në shpronësimin e tyre dhe ua bllokoi ëndrrat për shtetësi.

Në luftën që pasoi, rreth 700.000 palestinezë – gjysma e popullsisë arabe të asaj që ishte një Palestinë e sunduar nga britanikët – u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre, duke përfunduar në Jordani, Liban dhe Siri, si dhe në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Izraeli, një aleat i ngushtë i SHBA-së, kundërshton akuzat se i dëboi palestinezët nga shtëpitë e tyre dhe thekson se u sulmua nga pesë shtete arabe një ditë pas krijimit të tij. Paktet e armëpushimit ndaluan luftimet në vitin 1949, por nuk pati paqe formale.

Tani, palestinezët që qëndruan në luftë, formojnë komunitetin arab izraelit, duke përbërë rreth 20 për qind të popullsisë së Izraelit.

Çfarë luftëra të mëdha janë luftuar që nga atëherë?

Në vitin 1967, Izraeli nisi një sulm parandalues kundër Egjiptit dhe Sirisë, duke nisur Luftën Gjashtë Ditore. Që nga atëherë, Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor Arab, të cilin e pushtoi nga Jordania, dhe Lartësitë Golan të Sirisë.

Në vitin 1973, Egjipti dhe Siria sulmuan pozicionet izraelite përgjatë Kanalit të Suezit dhe Lartësive të Golanit, duke filluar Luftën e Yom Kipurit. Izraeli i zmbrapsi të dyja ushtritë brenda tre javësh.

Izraeli pushtoi Libanin në vitin 1982 dhe mijëra luftëtarë palestinezë nën drejtimin e Jaser Arafatit u evakuuan përmes detit pas një rrethimi 10-javor. Në vitin 2006, lufta shpërtheu përsëri në Liban kur militantët e Hezbollahut kapën dy ushtarë izraelitë dhe Izraeli u hakmor.

https://www.evropaelire.org/a/ikja-e-banoreve-nga-gaza-sulme-/32636219.htmlFotogaleri

Palestinezët ikin nga shtëpitë pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite

Përpjekjet për paqe kanë ngecur që nga viti 2014, kur bisedimet dështuan mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington të SHBA-së.

Palestinezët më vonë bojkotuan marrëdhëniet me administratën e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi ajo përmbysi politikën disadekadëshe të SHBA-së duke refuzuar ta miratojë zgjidhjen me dy shtete – formula e paqes që parashikon krijimin e një shteti palestinez në territorin që Izraeli e pushtoi më 1967.

Ku mbeten tani përpjekjet për paqe?

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është fokusuar në përpjekjet për ta siguruar një “marrëveshje të madhe” në Lindjen e Mesme, që përfshin normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, kujdestarit të dy vendeve më të shenjta në Islam.

Lufta e fundit është diplomatikisht e vështirë për Riadin zyrtar, si dhe për shtetet e tjera arabe, përfshirë disa shtete arabe të Gjirit pranë Arabisë Saudite, që kanë nënshkruar marrëveshje paqeje me Izraelin.

Katër luftërat midis Izraelit dhe Gazës

Vendbanimet – Shumica e vendeve i konsiderojnë si të paligjshme vendbanimet hebraike të ndërtuara në tokën e pushtuar nga Izraeli më 1967. Izraeli e kundërshton këtë dhe citon lidhjet historike dhe biblike me tokën. Zgjerimi i vazhdueshëm i tyre është ndër çështjet më kontestuese midis Izraelit, palestinezëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Jerusalemi – Palestinezët duan që Jerusalemi Lindor, që përfshin vende të shenjta për myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët, të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre. Izraeli thotë se Jerusalemi duhet të mbetet kryeqyteti i tij “i pandashëm dhe i përjetshëm”. Pretendimi i Izraelit për pjesën lindore të Jerusalemit nuk njihet ndërkombëtarisht. Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit – pa specifikuar shtrirjen e juridiksionit të tij në qytetin e kontestueshëm– dhe e zhvendosi ambasadën e SHBA-së atje në vitin 2018.

Refugjatët – Sot rreth 5.6 milionë refugjatë palestinezë – kryesisht pasardhës të atyre që ikën në vitin 1948 – jetojnë në Jordani, Liban, Siri, Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe Gaza. Rreth gjysma e refugjatëve të regjistruar mbeten pa shtetësi, sipas Ministrisë së Jashtme palestineze, dhe shumë prej tyre jetojnë në kampe të mbushura me njerëz.

Palestinezët kanë kërkuar prej kohësh që refugjatët të lejohen të kthehen, së bashku me miliona pasardhësit e tyre. Izraeli thotë se çdo zhvendosje e refugjatëve palestinezë duhet të ndodhë jashtë kufijve të tij.

Nga REL

Neutrale October 14, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
4 hours ago
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
6 hours ago
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
11 hours ago
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
1 day ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec

Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!

Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?