NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    1 day ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    5 days ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    7 days ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dr. Ilir Allkja/ EDHE VETË DOKTORËT E TEPROJNË ME BARNAT ANTI-INFLAMATORE (Përfshij dhe veten time nganjëherë)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre
Kryesore
20 shkolla të Tiranës janë përfshirë në projektin Smart City/ Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni
Kryesore
Aksidentet, plaga e rëndë e kohës/ Thirrje e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë për operatorët e transportit publik për respektim të detyrimit ligjor për tu paisur me policën e sigurimit të pasagjerëve.
Të tjera
Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Shqipëria po përballet me krizën më të madhe të saj: Shpopullimin!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dr. Ilir Allkja/ EDHE VETË DOKTORËT E TEPROJNË ME BARNAT ANTI-INFLAMATORE (Përfshij dhe veten time nganjëherë)

Neutrale
Last updated: 2023/10/14 at 9:52 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Këtë javë po j`u prezantoja dy kolegëve të mij rezultatet surprizuese të përdorimit të oksigjenoterapisë si metodë trajtimi në sëmundjet rheumatizmale. I habitur njëri nga kolegët, ndërsa mbante filxhanin e kafesë lart, më pyeti: Duket e cuditëshme që oksigjeni ul inflamacionin, por po e pranojmë që kjo metodë shëron apo lehtëson dhimbjet e mesit, kyceve etj, por sa zgjat ky përmirësim?? A zgjat përgjithmonë? – Sigurisht që JO, -u përgjigj po vetë kolegu, – ndërsa ne me anti-inflamatorët realisht kemi cdo ditë rezultate të vërtetuara!

Ishte fare e thjeshtë që të vazhdonim bisedën pasi gjithkush e di se efekti qetësues i antiinflamatorëve: brufenit apo voltarenit nuk zgjat më shume se 5-6 orë, se pacientët e gjorë duhet të marrin të tilla ilce disa herë në ditë, e për shumë kohë … dhe me një cmim shumë të rëndë: barrën e lartë të efekteve anësore në organizëm.

I stisur nga kjo bisedë me dy kolegët e mij mjekë, vendosa të ndaj me ndjekësit e mij një info të përgjithshme lidhur me barnat më të shitur në farmacitë e Tiranës; antiinflamatorët. Besoj se do të mendoheni dy herë para se të mërrni vendimin për marrë një ilac .

Barnat anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs) janë një klasë e madhe barnash e aprovuar nga FDA dhe EMA për trajtimin e dhimbjeve të kokës, atyre muskulare, gjendjeve rheumatizmale, dismenorresë, pireksisë, migrenës dhe në disa trauma akute e kronike.

NSAID-të zakonisht ndahen në grupe në bazë të strukturës së tyre kimike dhe selektivitetit të veprimit, por për lehtësi po përmend më të zaknshmet: aspirina, paracetamoli, diklofenaku, naproksen, ibuprofen, meloxicam, piroksikam, acidet antranilike, dhe frenuesit selektivë të COX-2.

Këto barna përdoren nga goja, në rrugë muskulare, venoze, në e nën lëkurë, etj.
Mekanizmi kryesor i veprimit të NSAID-ve është frenimi i enzimës ciklooksigjenazë (COX). Ciklooksigjenaza është e nevojshme për të kthyer acidin arachidonic në tromboksan, prostaglandina dhe prostaciklina.

Efektet anësore

Efektet negative të njohura të anti-inflamatorëve kanë të bëjnë me stomakun, veshkat, zemrën& enët e ghjakut, mëlcine dhe gjakun.

Anti-inflamatorët dëmtojnë stomakun për shkak të frenimit të COX-1, duke parandaluar krijimin e prostaglandinave të cilat mbrojnë mukozën e stomakut. Dëmi rritet në një pacient që ka një histori të mëparshme ulçere.

Dëmet në veshka ndodhin për shkak se anti-inflamatorët frenojnë prostaglandinat, të cilat luajnë kycnjë rol në hemodinamikën renale. Komplikimet që mund të ndodhin përfshijnë mosfunksionim akut të veshkave, çrregullime të lëngjeve dhe elektroliteve, nekrozë papilare renale dhe sindromën nefrotike, nefrit intersticial e mund të kontribuojnë në shkatërrim total të veshkave.

Në zemër antiinflamatorët japin gjithashtu efektet të padëshiruara përfshirë infarktin, ngjarjet trombo-embolike dhe fibrilacionin atrial. Diklofenaku raportohet të jetë anti-inflamatori me më shumë dëme në ngjarjet e padëshiruara kardiovaskulare.

Efektet anësore në mëlçisë janë gjithashtu të zakonshme; rreziku i hepatotoksicitetit të lidhur me rritje të niveleve të aminotransferazës. Midis anti-inflamatorëve të ndryshëm, diklofenaku ka një shkallë më të lartë të efekteve hepatotoksike.

Antiinflamatorët kanë aktivitet antitrombocitar. Ky efekt zakonisht paraqet problem nëse pacienti ka një histori të ulcerave gastrointestinale, kolit ulceroz, sëmundje që dëmtojnë aktivitetin e trombociteve (hemofili, trombocitopeni, etj.), dhe në disa raste para apo pas operacioneve.

Efekte të tjera të vogla negative përfshijnë reaksionet anafilaktike që përfshijnë lëkurën dhe sistemin respirator, urtikarien dhe sëmundjet kronike respiratore.

Monitorimi
Para se të vendosni të merrni antinflamatorë, rekomandohet gjithmonë një analizë e gjakut komplet, teste renale si dhe provat hepatike.
Kryesorja: një vizitë mjekësore, mos I bleni vetë direkt në farmaci këto barna! Mund t`ju shkatërrojnë keq shëndetin!
Mos harroni: Në cdo kuti ilacesh ka një fletëpalosje në të cilën shkruhen vetitë, dëmet dhe mënyra e administrimit të tij. Është për JU, lexojeni para se të hani kokkrat apo merrni injeksionin!

Referencat (që të mos mendoni se cfarë kam shkruar, i kam nga vetja …)
1. Phillips ËJ, Currier BL. Analgesic pharmacology: II. Specific analgesics.
2. Daëood MY. Primary dysmenorrhea: advances in pathogenesis and management.
3. Shekelle PG, Neëberry SJ, FitzGerald JD, Motala A, O’Hanlon CE, Tariq A, Okunogbe A, Han D, Shanman R. Management of Gout: A Systematic Revieë in Support of an American College of Physicians Clinical Practice Guideline.
4. Oyler DR, Parli SE, Bernard AC, Chang PK, Procter LD, Harned ME. Nonopioid management of acute pain associated ëith trauma: Focus on pharmacologic options. J Trauma Acute Care Surg. 2015 Sep;79(3):475-83.

Neutrale October 14, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre
7 hours ago
20 shkolla të Tiranës janë përfshirë në projektin Smart City/ Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni
11 hours ago
Aksidentet, plaga e rëndë e kohës/ Thirrje e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë për operatorët e transportit publik për respektim të detyrimit ligjor për tu paisur me policën e sigurimit të pasagjerëve.
15 hours ago
Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
1 day ago
Xhelal Mziu: Shqipëria po përballet me krizën më të madhe të saj: Shpopullimin!
4 days ago

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

20 shkolla të Tiranës janë përfshirë në projektin Smart City/ Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni

Aksidentet, plaga e rëndë e kohës/ Thirrje e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë për operatorët e transportit publik për respektim të detyrimit ligjor për tu paisur me policën e sigurimit të pasagjerëve.

Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?