Mëlçi e dhjamosur do të thotë që në mëlçinë tuaj të keni dhjamë shtesë, i cili zëvëndëson qelizat normale të saj. Mjeku juaj e quan atë steatozë hepatike.
Kjo sëmundje e vështirëson punën e mëlçisë suaj, pasi qelizat dhjamore nuk kryejnë asnjë funksion, përkundrazi sjellin dëme. Sëmunjda e mëlçisë së dhjamosur sjell pasoja serioze në shëndet, të cilat mund të rezultojnë fatale.
Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të dhjamosjes së mëlçisë:
Steatohepatiti joalkoolik: Ky është një dëmtim shumë serioz i mëlçisë që nuk ka lidhje me përdorimin e alkoolit, dhe do të thotë që ju keni inflamacion në mëlçi. Shkaqet mund te jenë metabolike, infective, toksike etj. Inflamacioni dhe dëmtimi i qelizave të mëlçisë që ndodh steatozën joalkoolike mund të shkaktojnë probleme serioze si fibroza, cirroza, deri në kancer të mëlçisë. Rreth 20% e njerëzve me steatozën joalkoolike zhvillojnë cirrozë hepatike, e cila është zhvillim dramatik i saj.
Zakonisht steatoza joalkoolike nuk ka simptoma. Disa njerëz mund të kenë shenja të tilla si lodhje kronike ose dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut ku ndodhet mëlçia juaj.
Nëse steatozë joalkoolike të zhvilluar ose keni cirrozë, mund të keni simptoma të tilla si:
Fryrje barku.
Enë gjaku të zgjeruara nën lëkurën tuaj
Gjinjtë më të mëdhenj se normalja tek meshkujt
Skuqje jo normale të pëllëmbëve të duarve.
Zverdhje të lëkurës dhe të syve.
Steatohepatiti alkoolik: Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë e lidhur me alkoolin është e parandalueshme, madje fare thjeshtë: ndaloni së piri alkool. Nëse vazhdoni të pini, steatoza alkoolike përparon duke shkaktuar probleme serioze.
Zmadhim të mëlçisë. Jo gjithmonë shkakton simptoma, por mund të keni dhimbje ose siklet në anën e sipërme të djathtë të barkut.
Hepatiti alkoolik. Kjo është ënjtje në mëlçi që mund të shkaktojë ethe, nauze, të vjella, dhimbje barku dhe verdhëz (zverdhje të lëkurës dhe syve).
Cirroza alkoolike. Ky është një grumbullim i indit fibroz në mëlçinë tuaj.
Grumbullimit të lëngjeve ne sasi të mëdha në barkun tuaj (ascit).
Tension të lartë të gjakut në mëlçi
Hemorragji pa shkak në trupin tuaj
Konfuzion mendor dhe ndryshime në sjellje.
Ulje të aftësisë për punë.
Shpretkë e zmadhuar
Shkatërrim të mëlçisë, i cili është fatal
Shkaqet dhe Faktorët e Riskut
Konsumimi i alkoolit.
Obeziteti
Ndotja ambjentale
Kequshqyerja.
Hepatitet virale, veçanërisht hepatiti C.
Trashëgimia
Përdorimi afatgjatë i barnave, përfshirë antibiotikët.
Mosha, sa më shumë avanconi, aq më shumë rriten shanset për steatozë hepatike.
Në punën time si mjek shpesh pacientë me dëmtime serioze të mëlcisë më përmendin të afërm apo miq të tyre që kanë konsumuar alkool rëndshëm, por nuk kanë dëmtime në mëlci.
Unë po përmend disa nga arsyet pse pikërisht tek ju zhvillohet steatoza alkoolike ose joalkoolike, e tek të tjerët jo:
Ju jeni mbipeshë ose obez
Trupi juaj nuk i përgjigjet insulinës siç duhet (quhet rezistenca ndaj insulinës) ose ju keni diabet të tipit 2
Ju keni nivele të larta të triglicerideve ose kolesterolit “të keq” (LDL), ose nivele të ulëta të kolesterolit “të mirë” (HDL).
Ju mund të jeni më i moshuar.
Ju mund të keni sindromën e vezores policistike
Ju mund të keni apnea gjumi
Ju mund të keni një tiroide joaktive (hipotiroidizëm)
Ju keni një gjëndër hipofizë joaktive (hipopituitarizëm)
Jeni të kequshqyer
Keni humbur peshë me shpejtësi
Ju ndoshta keni qenë të ekspozuar ndaj toksinave dhe kimikateve të caktuara
Ju mund të vuani nga sindroma metabolike.

