Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarë dhe fermerë në Lushnjë.
Ai e ka përcjellë në rrjetet sociale aktivitetin e ditës së sotme:
Fola me shumë qytetarë dhe biznese të vogla në Lushnjë për taksat e larta dhe kostot e rritura që kanë vendosur në vështirësi edhe prodhuesit edhe konsumatorët. Për korrupsionin që cenon mirëqenien dhe për largimin masiv të shqiptarëve në emigracion, sepse fatkeqësisht Lushnja , ashtu si dhe qytetet e tjera, nuk ofron mundësi për të ndërtuar të ardhmen dhe një jetë më të mirë.
Përpara tyre dhe gjithë qytetarëve shtrohet çdo ditë e më shumë pyetja, nëse do të vazhdojmë kështu apo do të punojmë të gjithë bashkë për një ndryshim të vërtetë. Për një politikë në shërbim të tyre, që dëgjon zërin e qytetarëve, që punon për të rritur mirqënien dhe le pas telenovelat e politikanëve. Qëllimi i këtyre telenovelave është që të fshehë klientelizmin dhe korrupsionin e politikës pas një shfaqje shterpë që nuk jep asgjë për njerëzit. Partia Demokratike është e vendosur të punojë bashkë me çdo shqiptar për të mundësuar këtë ndryshim, për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë.
#partiademokratike #ndërtojmëtëardhmen




