Aktori dhe aktivisti amerikan RJ Mitte, i shoqëruar nga i Ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe stafi i Ambasadës së SHBA vizitoi sot Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë.
Kjo vizitë u organizua si pjesë e aktiviteteve të Javës së Amerikës dhe Ditës Kombëtare të Aktivizmit.
Ja njoftimi i plotë në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë:
???????? Aktori dhe aktivisti amerikan RJ Mitte, i shoqëruar nga i Ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe stafi i Ambasadës së SHBA, vizitoi sot Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë si pjesë e aktiviteteve të Javës së Amerikës dhe Ditës Kombëtare të Aktivizmit. Grupi diskutoi rëndësinë e të drejtave të individëve me aftësi ndryshe, përfshirjen dhe diversitetin, dhe RJ ndau historinë e tij frymëzuese të tejkalimit të stigmës dhe bullizmit për të arritur qëllimet e tij dhe për t’u bërë një mbrojtës i të drejtave të njerëzve me aftësi ndryshe. Të gjithë së bashku mund të punojmë për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe që i mbështet të gjithë!














