NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Protesta/ Mesazhi i Berishës: U drodh nga themelet narko-kracia e Ramës, edhe kritikët e opozitës mbetën pa tekst
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    19 hours ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    2 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: OKB: Ndonëse Shqipëria po rritet, po ecën ngadalë në arritjen e mesatares së BE-së, të ardhurat për frymë mbetën në vend
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
Të tjera
Irena Dragoti/ Kush ia vrau idealet shoqërisë sonë?
Të tjera
Gjyqtari Erion Bani u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
Të tjera
RENEA dhe EKAM stërvitje e përbashkët: Shqipëria dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe terrorizmit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

OKB: Ndonëse Shqipëria po rritet, po ecën ngadalë në arritjen e mesatares së BE-së, të ardhurat për frymë mbetën në vend

Neutrale
Last updated: 2023/10/10 at 8:43 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Shqipëria ka arritur të ruajë rritje ekonomike të qëndrueshme, pavarësisht tkurrjes së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, por gjithsesi kjo nuk i ka shërbyer asaj për të mbyllur hendekun që ka me Bashkimin Europian në terma të PBB-së për frymë në standardin e fuqisë blerëse.

Një raport përmbledhës i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, i publikuar këtë javë, ndalet në disa aspekte të ekonomisë duke nënvizuar ndër të tjera edhe sfidat.

“Ekonomia e Shqipërisë është zgjeruar me një ritëm lehtësisht të përshpejtuar gjatë dekadës së fundit, duke u rikthyer fuqishëm nga tkurrja e shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Pavarësisht kësaj, ritmi i konvergjencës me BE-në deri vonë ka qenë mjaft i ngadaltë dhe PBB për frymë në Standardin e Fuqisë Blerëse përfaqëson ende më pak se një të tretën e mesatares së BE-së.

Duke pasur parasysh këtë ndryshim në standardet e jetesës, daljet migratore kanë qenë të mëdha, duke rezultuar në remitanca që janë afër 10% të PBB-së dhe një popullsi në moshë pune në tkurrje. Punësimi në bujqësi ka qenë në rënie të vazhdueshme, por ende zë rreth 35%”, thuhet në raport.

Një tjetër element që merr parasysh raporti është fakti që tregtia mbetet ende nën potencial. Kështu hapja tregtare cilësohet se është relativisht e ulët, gjë që e pengon vendin të kapërcejë në mënyrë më të plotë kufizimet e tregut të vogël vendas.

“Aftësia për t’u integruar më plotësisht në ekonominë globale kufizohet nga të metat e mjedisit rregullator dhe infrastrukturës së papërshtatshme, e cila dëmton lidhjen.

Pavarësisht përmirësimeve të fundit, marrëveshjet e kalimit kufitar ofrojnë hapësirë për përmirësime të konsiderueshme.

Reduktimi i rreziqeve rregullatore dhe përmirësimi i cilësisë së administrimit do të kishte një ndikim pozitiv në rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e IHD-ve, duke mbështetur kështu diversifikimin e eksporteve dhe duke përfituar nga zhvendosjet e mundshme të flukseve të investimeve për shkak të afërsisë” nënvizon dokumenti i UNECE.

Shqipëria vlerësohet se ka një performancë të dobët të inovacionit dhe rritja e ulët e produktivitetit ngadalëson përfitimet nga zhvillimi.

“Tregu i punës karakterizohet nga nivele të larta papunësie, përqindje të ulëta pjesëmarrjeje dhe informalitet të përhapur. Së bashku me mangësitë e aftësive, këto karakteristika strukturore kufizojnë rritjen e produktivitetit, ndërkohë që pjesa e punësimit në profesionet me aftësi të larta është shumë më e ulët se ajo e vërejtur në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Performanca e inovacionit është e dobët, me një hendek kundrejt BE-së që po bëhet më i madh. Ka një hapësirë të konsiderueshme për të përmirësuar mjedisin e biznesit, duke gjykuar nga renditjet e ndryshme ndërkombëtare, në dimensione të ndryshme”, vlerëson dokumenti./ Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
41 minutes ago
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
13 hours ago
Irena Dragoti/ Kush ia vrau idealet shoqërisë sonë?
14 hours ago
Gjyqtari Erion Bani u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
16 hours ago
RENEA dhe EKAM stërvitje e përbashkët: Shqipëria dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe terrorizmit
16 hours ago

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…

Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.

Irena Dragoti/ Kush ia vrau idealet shoqërisë sonë?

Gjyqtari Erion Bani u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?