Ishte ditë me shi,
Qielli sikur qante me veten.
Poshtë një çadre fikeshin cigaret gjysmë të lagura,
Fytyrë shprishur prej ankthit.
Ajo ulur në stacionin e autobuzit,
Duke coptuar me dhëmbë epshet e gogësitura,
Mbuloi fytyrën që të mos e njihnim,
Dhe pse teshat i vinin aromë burrash.
Shiu persëri nisi me një vrull inatesh,
Ajo doli të shplajë llumin e puthur mbrëmë,
Ishte e coptuar fizikisht,
Shpirti i saj i virgjër donte të plaste.
Ngjyrat e ylberit në horizont,
Nxorën ne pah bukurinë dhe mirësinë e saj.
Ato ngjyra që ajo dikur i kishte,
Me flokët e saj të shprishura si ngjyra ari.
Çarcafët po thaheshin,
Cigarja në gishtat e tij po digjeshin mrekullisht,,
Nisën të iknin të dy, sikurse poezia e Majakovskit,
Të djegur mrekullisht për te mos ardhur më aty…



