Fushata e gërmimit arkeologjik studimor e këtij viti në PAB, ka nxjerrë në dritë gjurmët e një monumenti të periudhës romake.
Monument i pozicionuar në fillim të agorasë përballë Prytaneonit, çisternës së madhe publike dhe termës së antikitetit të vonë, ku sipas ekipit të arkeologëve, mendohet të jetë një tempull dedikuar Augustit.
Kjo fushatë kërkimore ka patur në fokus qendrën monumentale dhe monumentet publike të agorasë në qytetin antik të Bylisit.
Parku arkeologjik Bylis pasurohet tani më me një monument të ri të periudhës romake.
Nga faqja zyrtare
#parkuarkeologjikkombëtarbylis #






