Kryeministri Edi Rama, ka dënuar sulmin e ndodhur mëngjesin e sotëm, të Hamasit kundër Izraelit.
Kreu i qeverisë thekson se Shqipëria e dënon me forcë një akt të tillë.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama në rrjetet sociale.