Mbrëmë, në rrjetet sociale, shkruajta dy fjalë të vogla, shkurt për mirësjelljen e një doktoreshe në Spitalin francez, dhe ju e mirëpritet shumë mirë.
Kjo është e sotmja, në “betejë” për të mbledhur sa më shpejt ekzaminimet i drejtohem Poliklinikes të specializimëve, Paskuqan, e padyshim që do ishte pozitive.
E dini pse e bëj këtë?!-sepse unë jam ai njeriu real që i them gjërat siç janë. Pa i ndryshuar, por le të themi ca gjëra të vogla, ama të vërteta për bluzat e bardha ku kjo Shqipëri po ngel pa to, sepse po ikin çdo ditë për 1 milion arsye.
Le të kthehemi te e sotmja, e kam bërë edhe herë të tjera për dy njerëz të mëdhenj, dy profesionistë të rrallë, si fillim, shkova te miku im, që shpesh më ka respektuar, e sot në një mënyrë të veçantë, me njerëzillekun më të madh, kulturën më shembullore Bulqizaku, Dr Roland Keta, kardiologu i mirë vizitoi Aldon dhe më pas, kalova te Drejtoresha, edhe kjo një fisnike e rrallë, me mirësjellje shembullore, dhe me shpirtin e bardhë, më të bardhë se bluzën ajo është Dr Hane (Përgjegji)Hakorja , bashkë me zonjat e zyrës së analizave, mbaruan në moment.
Më besoni, ky vend ka shpesë, edhe pse janë pak në numër, unë besoj. E siç e kam thënë edhe më parë, me minirubrikën time “heronjtë e heshtur” këta pak, na mjaftojnë!
Mirënjohje!