Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë pas një ndërhyrjeje dentare me anestezi totale, veç dhimbjes së familjes së vogëlushit ka tronditur opinion publik.
Sipas familjarëve, i vogli i është nënshtruar një ndërhyrjeje në dhëmb, për 9 orë me anestezi totale, në një klinikë private të mjekut Roland Xhaxho.
Më vonë janë shfaqur komplikacione, dhe pasi është dërguar në QSUT, ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë doza e lartë e anestezisë, e cila i ka prekur mëlçinë, por është mjekësia ligjore që do të konstatojë shkakun e vërtetë të vdekjes.
Ja reklama që bëhej nga mjeku në rrjetet sociale:
“Suksesi vjen nga puna! Sot jemi të lumtur të themi se PO, jemi te vetmit në Shqipëri për kujdesin dentar tek pacientë me aftësi ndryshe, autik, doën, pacientët odontofobikë (ata që kanë frikë ndaj dentistit), pacientët me probleme në zemër, bypass, valvula, si dhe pacientët diabetikë!
Brënda Spitalit të Zemrës kryhen të gjitha shërbimet dentare nën anestezi totale për këto kategori. Teksa flini, Klinika Dentare Dr.Ina Xhaxho zgjidh problemet tuaja dentare dhe rikthejnë shëndetin tuaj dentar”




