Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi t’i japë Çmimin Nobel 2023 për Kiminë Moungi G. Baëendi, Louis E. Brus dhe Alexei I. Ekimov “për zbulimin dhe sintezën e pikave kuantike”
Çmimi Nobel për Kiminë 2023 shpërblen zbulimin dhe zhvillimin e pikave kuantike, nanogrimcave kaq të vogla, sa që madhësia e tyre përcakton vetitë.
Këta komponentë vegjël të nanoteknologjisë tani përhapin dritën e televizorëve dhe llambave Led dhe mund të drejtojnë kirurgët kur heqin indin e tumorit, përveç shumë gjërave të tjera.
Kushdo që studion kiminë e di se karakteristikat e një elementi përcaktohen nga numri i elektroneve që zotëron.
Megjithatë, kur materia tkurret në nano-dimensione vihen re fenomene kuantike, që përcaktohen nga përmasat e materies.
Fituesit e Çmimit Nobel 2023 për Kiminë kanë mundur të prodhojnë grimca kaq të vogla, saqë veçoritë e tyre përcaktohen nga fenomenet kuantike.
Grimcat, e quajtura pika kuantike, sot kanë rëndësi të madhe për nanoteknologjinë.
The Roayal Swedish Academy Sciences


