Bëhet fjalë për një aks rrugor të rëndësishëm në veri-lindje të vendit, por që është shndërruar në tmerr për banorët e atyre rretheve, por edhe udhëtarëve të tjerë.
Ja si e përshkruan këtë rrugë, Avokat Ndre Molla:
Sot udhëtova nga Peshkopia në Rrëshen. Tmerr i vërtetë! As në Ukrainën lindore nuk janë bërë rrugët ashtu.
Për t’i fotografuar të gjitha gropat nga Perlati në Rrëshen duhet të jeshë duke ecur në këmbë, sepse është e gjithë rruga e shkatrruar.
Autoriteti i Rrugëve me sa duket ka zënë karar në segmentin e Rrugës së Arbrit. Aty vidhet lezetçëm siç thoshte E. Shalsi. 300 milionshi ka ik… dhe “puna” vazhdon.
Paramendoni sa maune të bakrit kalojnë çdo ditë në atë rrugë, e renta fluturon për Tiranë.
Po Mirdita?! Urrejtja vazhdon…
Ja si janë bërë rrugët! Tmerr!