NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    3 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    6 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    1 day ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Korrupsioni/ OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Korrupsioni/ OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Neutrale
Last updated: 2023/10/04 at 10:37 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, pritet të vijojë hetimet për korrupsionin në shpërndarjen e fondeve në ndihmë të bujqësisë nëpërmjet programit IPARD II.

Zyra e OLAF tha për “Monitor” se prej muajit gusht 2023 ka dorëzuar tek autoritetet shqiptare raportin përfundimtar për fondet e IPARD II dhe është në pritje të dhënies së përgjigjes nga autoriteti kompetent.

OLAF nuk ka pranuar të japë detaje nga konkluzionet e raportit përfundimtar, ndërkohë që ndjekja është në vazhdim, pasi bërja e tyre publike qoftë edhe pjesërisht, mund të rrezikojë në procedurat vijuese.

“Gjykata e Përgjithshme ka njohur ekzistencën e një prezumimi të përgjithshëm të mosaksesueshmërisë sipas të cilit zbulimi për publikun sipas Rregullores 1049/2001 të dokumenteve që lidhen me OLAF mund të minojnë rrënjësisht objektivat e aktiviteteve hetimore si tani ashtu edhe në të ardhmen.

Kjo pasi personat e dyshuar për parregullsi mund veprojnë në mënyrë të tillë që të pengojnë zhvillimin e duhur të aktiviteteve vijuese. Prandaj, prezumimi i përgjithshëm vlen edhe për një procedurë që është mbyllur.

Për këtë rast vijojnë hetimet. OLAF mbylli hetimin në gusht 2023 dhe ia komunikoi konkluzionet e tij autoritetit kompetent me rekomandime për fillimin e procedurave të duhura. OLAF ka marrë informacion të njëkohshëm nga autoriteti kompetent që nuk e ka përfunduar ende ndjekjen.

OLAF konsideron se periudha, e cila ka kaluar ndërmjet datës së transmetimit të raportit tek autoriteti kompetent dhe data e kësaj përgjigje duhet të konsiderohet si e arsyeshme duke pasur parasysh mbylljen e fundit të rastit”, thuhet në sqarimin e zyrës së OLAF për Monitor.

Në bazë të Rregullores (BE, Euratom) Nr. 883/20132, OLAF heton rastet e dyshimit të mashtrimit, korrupsionit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme të dëmshme për buxhetin e BE-së.

Pas lajmeve në muajin korrik se Komisioni Europian ka pezulluar fondet e IPARD, të dedikuara për bujqësinë, Ministria e Bujqësisë reagoi duke shpjeguar se autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës.

Por Ministria e Financave nuk programon fonde nga programi IPARD të paktën deri në vitin 2025. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 kishte 260 përfitues nga programet IPARD II, por për vitin 2024 dhe 2025 nuk priten disbursime.

Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF ishte gjithsej 94,6 milionë euro në total, nga të cilat 71 milionë euro ishin financime të BE. Gjatë zbatimit të tij nga viti 2018 deri më 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2018 u disbursuan 20,6 milionë euro, në 2019 u dhanë 15,6 milionë euro, 26,8 milionë euro u shpërndanë në 2020 dhe për vitet 2021-2022 janë dhënë 31,6 mln euro.

Në vitin e parë me grantet e programit IPARD II u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 milionë euro. Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 milionë euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim.

Për shkak të hetimeve BE-ja ka pezulluar nisjen e programit të IPARD III që pritej të çelej këtë vit me një fond prej 146 milionë euro, apo 55% më shumë fonde sesa Programi IPARD II.

Kontributi i BE-së ishte në një fond prej 112 milionë eurosh. IPARD III do të përfshinte 9 masa të reja financimi nga 3 masa që përfshinte programi i mëparshëm./ Monitor.al

Neutrale October 4, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
1 hour ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
2 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
3 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
6 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
1 day ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?