Emocione të forta ka patur gjatë ndeshjes së New England Revolution dhe Charlotte FC në Gillette Stadium.
Por, në një çast gjithë tifozët janë “elektrizuar” nga një detaj që s’ka lidhje me sportin…
Dy vajzat e gazetarit shqiptar Flamur Vezaj janë shfaqur në ekranin e madh të stadiumit dhe të gjithë tifozët kanë duartrokitur.
Ka qenë vetë gazetari i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka postuar këto foto të kapura nga ky moment i bukur për të voglat e tij.
E veçanta e këtyre fotove është se Anura dhe Ajla në momentin që dolën në ekranin e madh të Gillette Stadium mbanin veshur bluzat e kombëtares shqiptare.
Postimi i Vezaj:
“Kur Anuara & Ajla dolen ne ekranin e madh me bluzat e kombetares shqiptare ???????? gjate ndeshjes mes New England Revolution dhe #Charlotte FC ne Gillette Stadium????
❤️❤️❤️❤️ ????????????????????????
When Anuara & Ajla appear on the big screen with the shirts of the Albanian national team ???????????????? during the match between New England Revolution and #Charlotte FC at Gillette Stadium ????”






