Frang Mark Bardhi lindi në Kallmet të Madh në vitin 1606 në Mëhallën Kliçhane e shtrirë buzë përroit të Mliçit ku edhe sot rrugica e shtëpisë së tij mban emrin “Rruga Xho Bardhi” e cila ndodhet në mëhallën Kliçhane dhe të çon tek Shkolla e Mesme “Frang Bardhi” që është jo më shumë se 200 metra larg shtëpisë ku u lind Frang Bardhi
Në kundërshtim me injorantët (akademikët e kohës me qellim për të mos e thënë kurrë të vertetën) ku për Frang Bardhin thonë se i përket Kallmetit të Zadrimës dhe kjo është një e pavertetë e madhe, pasi Kallmeti është një fshat krejtsisht autokton, me veshjet e zakonet, kulturën e prejardhjen e hershme që të çon deri në Hungari e që nuk ja anekson kurrë Zadrimës e askujt tjetër përveçse kufizohet topografisht me Zadrime e fshatra tjera përreth duke u identifikuar me tre kisha që secila identifikon prejardhjen dhe historinë e Kallmetit si : Kisha e Eufemisë e cila zyrtarizon dhe festën fetare që Kallmeti feston i vetëm si famulli e fshat festën e Eufemisë pa komshinjtë Zadrimë e fshatra përreth Kallmetit që e dokumentojnë këtë të vërtetë ku secili fshat feston festën e vet sipas prejardhjes nga vise të ndryshme ndoshta shumë më vonë se Kallmeti të vendosur aty ku dikur quhej Kallm, që vjen nga fjala kallamishte pasi e gjithë zona e sidomos Zadrima ishte nën ujë , dmth një kënetë e pabanueshme e kjo tregon hershmërinë e ardhjes e vendosjes të fiseve që shtegtuan që nga Hungaria e largët, pjesërisht duke qëndruar disa kohë gjatë rrugëtimit edhe në Kroaci, Malin e Zi etj, e deri sa u vendosen në vendin që sot quhet Kallmet
Ku siç e përshkrova edhe më lart vendi ku u lind Frang Bardhi në mëhallën Kliçhane e vendosur në anë të përroit të Mliçit flet qartë për këto dy emertime që tingëllojnë sllavisht për të treguar rrugëtimin e vështirë e me pengesa e ndalesa në vendet sllave të prejardhjes se këtij fshati deri në vendosjen përfundimtare në Kallmet .
Frang Bardhi ky talent brilant i etur për dije kreu studimet në vitin 1628 në Loreto të Italisë , gjithashtu në vitin 1633 si i pari shqiptar në kolegjin Urban të Propagandës FIDE kreu studimet e thelluara duke shkëlqyer në njohuritë e latinishtes dhe italishtes dhe u dekorua për këto arritje ku më pas në vitin 1635 emerohet Ipeshkëv i Sapës në Zadrimë
Në vitin 1636 Frang Bardhi duke u shquar si patriot, fanatik i identitetit e kulturës kombëtare shqiptare botoj në latinisht në Venedik Apoloninë e Skënderbeut duke përgënjeshtruar ipeshkëvin Boshnjak T. Marnavici që shkruante se Skenderbeu nuk është shqiptar.
Gjithashtu Frang Bardhi si njohës i mirë i latinishtes shkroj dhe fjalorin e parë në shqip të përkthyer nga latinishtja, po kështu autori ka përkthyer shumë dorëshkrime fetare që s’u botuan kurrë, gjithashtu ka lënë mbi 113 fjalë të urta në shqip .
Me pak fjalë unë nuk mund t’a përshkruaj në pak rreshta këtë njeri të madh të Kombit ku përendimi i asaj kohë dhe sot e quan Frangu i Bardhë i shqiptarëve i cili ishte shumë atdhetar, trim, këmbëngulës, shkrimtar, historian, leksikolog, folklorist, etnograf e mbi të gjitha luftoj deri në fund për identitetin e kulturën e Kombit tonë .
Frang Mark Bardhi i lindur në Kallmet të Lezhës (e jo Zadrimës) në vitin 1606 vdiq në moshën 37 vjeçare në Romë në vitin 1643 .
Nëse dikush, e sidomos media ka interes të dijë më shumë rreth figurës se Frang Bardhit ju rekomandoj të pyesni historianin dhe thesarin e vertetë të hulumtimeve rreth historisë që lidhet me autorin i cili është profesori i nderuar i historisë z. Zef Toma nga i cili unë kam fiksuar këto që sapo i shkrova që nga klasa e 6-të kur Prosor Zefi shpjegonte e ne nuk ngopeshim se dëgjuari…







