A është bota një vazo e tejdukshme kristali..
Ku mbi të ka lule, fluturojnë zogj, fluturat..
Ç’ ndryshim ka nga pasqyrat e porcelani..
Veç coptohet asgjë s’ngelet,kur të bie nga duart.
Grimca të vogla, pluhur bëhet e se mbledh dot,
Thërime, pjesë e pandrequr mbetet kjo botë,
Ti mbledhësh,s’mund ta bësh e vështirë sot..
Xhami po u thye,nuk ngjitet prapë është e kot..
Bota është e ardhmja e lumturi e fëmijës,
Po nuk është një vazo e mbyllur me kapak..
Ra nga duart e njerzve u thye,e solli epidemi,luftë urinë
A ngjitet,kjo vazo e plasaritur,i botë e kristaltë pa gjak?
Njeri, kujdesu për fëmijët,që lind tokën detin qiellin,
Kristalet që mban në dorë janë me vlerë..thesar..
Jeta e njerëzve më e çmuar në gjithë planetin..
Mbroje njëherë lindim,vdesim në tokë jemi kalimtar!

