Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se nuk beson se Serbia do ta dënojë apo ekstradojë atë tek autoritet e Kosovës.
Mësohet se Serbia dyshon se Radoiçiqi siguroi armë në Bosnjë
Millan Radoiçiqi është ndaluar nga autoritetet në Serbi nën dyshimet se ka blerë e trafikuar armë dhe mjete shpërthyese, si dhe për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Radoiçiqi dyshohet se ka siguruar armë nga Tuzlla në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës. Radoiçiqi nuk i ka pranuar akuzat.
Mediat shkruajnë gjithashtu se, autoritetet boshnjake kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për trafik armësh nga Bosnja.



