NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    32 minutes ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    3 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    1 day ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ardit Gjinali/ “Zgjedhjet në Sllovaki nuk cënojnë qëndrueshmërinë e aleancës Euro-Atlantike”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
Të tjera
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ardit Gjinali/ “Zgjedhjet në Sllovaki nuk cënojnë qëndrueshmërinë e aleancës Euro-Atlantike”

Neutrale
Last updated: 2023/10/03 at 7:32 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Sllovakia është një aktor i veçantë, njëjtë për pozitën politike historike dhe në të njëjtën kohë për të tillën gjeografike, një shtet i Europës Qendrore, qëndrimi i së njëjtës përbën një bosht të “Aleancës Euro-Atlantike “ në këtë segment gjeografik të kontinentit, në rastet e koherencës politike me të tillët si në shembullin e mbështetjes së qartë ndaj Ukrainës ndaj agresionit së Kremlinit zyrtar apo “jo i plotë “ në kuadër të qëndrimit refuzues ndaj njohjes së Republikës së Kosovës.

Dekada e fundit politike ka shënuar zhvillime që karakterizojnë polarizim kombëtar politik, reagim shoqëror, dorëheqje politike, mosmarrëveshje ndër-institucionale apo paqëndrueshmëri qeverisëse;- rrëzimi në Parlamentin e vendit në fundvitin e shkuar, e qeverisë së drejtuar nga ish-Kryeministri Eduard HEGER duke shkaktuar zgjedhje të Parakohshme dhe drejtimin e vendit nga një qeveri kalimtare jo-politike prej pranverës 2023 – shumëçka e përmendur më lartë në një dekadë të vrullshme që ka shkaktuar paqartësi shoqërore e reflektuar në përsëritjen e ciklit politik të elitave politike , të tilla të larguara në 5 vitet e shkuara përmes protestave të fuqishme qytetare.

Korrupsioni , lidhjet e dyshuara të politikanëve të nivelit të lartë me segmente mafioze ndërkombëtare, vrasjet e dyshimta të përfaqësuesve të shtypit të lirë përkatësisht të gazetarit Jan KUCIAK dhe reagimi Presidencial për dyshime dhe akuza përkatësisht mbi mënyrën e drejtimit të punëve përkatëse nga organet e shërbimit sekret, rasti i shkarkimit të ish-shefit të Agjensisë së Inteligjencës , Michal ALAC nga Presidentja e vendit CAPUTOVA në fund Gusht të këtij viti;- elementët e përmendur më lartë kanë ndikuar në një vëmendje të vazhdueshme Europiane ndaj vendit të rëndësishëm të Europës Qendrore.

Zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të mbajtura më 30 Shtator ishin dëshmia e vëmendjes së Komunitetit Trans-Atlantik mbi rezultatin përfundimtar zgjedhor dhe fuqinë politike, e tilla rrjedhojë e rezultatit zgjedhor , të politikanit shumë të diskutueshëm, FICO, i njëjti i rrëzuar nga pushteti, i dorëhequr si shkak i presionit të skajshëm qytetar përmes protestave të pandërprera, përkatësisht në vitin 2018.
Në zgjedhjet e së Shtunës, që pasuan të fundit të mbajtura në vitin 2020, pjesëmarrja në të tillat ishte 68.06 përqind kundrejt 65.8 përqind në zgjedhjet e mbajtura tri vite më parë ( Shkurt 2020) , sistem zgjedhor proporcional , me një prag zgjedhor 5 përqindësh për partitë individuale apo 7 përqind për grupin” 2-3 parti koalicioni” ku në bazë të të dhënve zyrtare, FICO, i njëjti që drejton partinë e tij politike “SMER- SocialDemokracia ” u renditën të parët me 23.2 përqind, me numrin më të madh të vendeve të fituara në Parlamentin Kombëtar prej 150 vendesh, shumë-partiak dhe shumë-ngjyrësh politikisht, një kryesim me pamundësinë për të qeverisur në mungesë të një marrëveshje politike koalicioni pas-zgjedhor.

Partitë politike më të mëdha ndjekëse janë përkatësisht “ Partia Sllovakia Liberale Progresive” me 16.98 përqind , e renditur e dyta dhe e treta rradhitet partia e majtë “HLAS-SD” me 14.98 përqind , pro-Europiane e drejtuar nga një politikan me eksperiencë të gjatë si PELEGRINI , një ish-bashkëudhëtar politik me FICO, ish- Kryeministri dhe ish-lider i “SMER- Socialdemokracia” që mundësoi rotacionin e qetë politik pas zhvillimeve të vrullshme me fillesë vitin 2018; parti të tjera janë përkatësisht -Unioni i Krishterë (9.02 për qind), Lëvizja Kristian Demokratike (6.91 për qind), Partia për Liri dhe Solidaritet (6.18 për qind) dhe Partia Kombëtare Sllovake (5.67 për qind);- partia e tretë “HLAS-SD” shikohet si mundësia e jetësimit të koalicionit pas-zgjedhor që do të drejtohej nga FICO, politikani i deklaratave të forta politike në rang kombëtar, deklarata në nivel retorik që kundërshtojnë ndihmën Sllovake ndaj Kievit zyrtar dhe premtues i ndërprerjes së mbështetjes ushtarake ndaj të njëjtit;- deklarata shqetësuese që zhvendosën vëmendjen e nivelit të lartë të politikës ndërkombëtare përkatësisht të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, STOLTENBERG apo takimi i Presidentit të Ukrainës ZELENSKY me Ministrin e Mbrojtjes së Sllovakisë , përpara zgjedhjeve të Përgjithshme, në Kiev.
Sllovakia drejtohet nga një qeveri ekspertësh prej muajit Maj 2023, periudhë kur qeveria e besuar më 2020, nuk arriti të kalonte mocionin e mosbesimit të realizuar nga deputetët;- në të njëjtën kohë, Sllovakia është një demokraci parlamentare me një President që zgjidhet nga populli , përkatësisht Presidentja CAPUTOVA dhe zëri politik i së njëjtës nuk do të jetë politikisht në uniformitet nëse Kryeministri i pritshëm FICO do të rreket të jetësojë retorikën si veprim politik, përkatësisht në ndërprerjen e ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës.
Karakteri njerëzor dhe politik i veprimit dhe retorikës populiste së FICO nuk janë në koherencë, e shkuara politike ka dëshmuar që deklaratat shërbejnë si protagonizëm ndërkombëtar, por vëmendja e të njëjtit mbeten zhvillimet e politikës së brendshme dhe retorika në vetvete ndërtohet në funksion të fitores përmes prekjes së ndjeshmërive pozitive të segmenteve shoqërore ndaj Rusisë, dëshirës sovraniste së segmenteve të tjera të shoqërisë apo loja retorike e FICOS përmes përmendjes së shpenzimeve shtetërore në mbështetje të Ukrainës duke zhvendosur sipas tij në sferë dytësore nevojat e vazhdueshme të segmenteve të tjera shoqërore Sllovake.

Negociatat për krijimin e qeverisë do të jenë asfare të thjeshta dhe të njëjtat mund të zgjaten në kohë, duke përcjellë një paqëndrueshmëri politike, e tilla e pranishme në dorëheqjet apo votëbesimet e shpeshta në Parlament të Kryeministrave të ndryshëm; – negociatat për krijimin e qeverisë pritet të kenë si kusht kryesor vijimin e mbështetjes për Ukrainën dhe mos-ndryshimin e aleancës strategjike të vendit në koherencë me aleancën Euro-Atlantike në kuadër “të Ukrainës” , kërkesë e pritshme nga partia e tretë “HLAS-SD ” , si një mundësi për krijimin e qeverisë, një synim i FICO, i rikthyer mes mosbesimit të publikut nga politika në tërësi dhe premtimeve populiste, gjithashtu.

Përtej deklaratave populiste, çështja e Ukrainës tejkalon retorikën e brendshme politike dhe mbetet një angazhim në kuadër të një politike të përbashkët të Unionit për sigurinë, mbrojtjen territoriale dhe demokracinë. Negociatat për krijimin e qeverisë nuk do të jenë të vetmet të vështira, negociatat e përfaqësuesve të Unionit me një Kryeministër si FICO nuk do të jenë të lehta, por i njëjti ka dëshmuar ndryshim qëndrimesh në politikën e Jashtme, përkatësisht në qëndrimin kundër aneksimit të Krimesë nga trupat Ruse më 2014.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens STOLTENBERG do të deklaronte si vijon “ “Unë pres dhe jam i bindur se Ukraina dhe Polonia do të gjejnë një mënyrë për t’u marrë me këto çështje, pa pasur një ndikim negativ në mbështetjen ushtarake për Ukrainën” dhe qëndrimi i tij vijon në intervistë “ “Çfarëdo qeverie të re që ata të kenë në Sllovaki, ne do të vazhdojmë të bisedojmë në takimet e NATO-s,” tha Stoltenberg, “dhe jam i bindur se do të gjejmë mënyra për të vazhduar të ofrojmë mbështetje – siç kemi bërë pas çdo zgjedhjeje në këtë aleancë që nga fillimi i luftës”. Nga ana tjetër, vizita e Ministrit të Mbrojtjes të Sllovakisë SKLENAR në Kiev, pavarësisht zhvillimit të zgjedhjeve të Përgjithshme është dëshmia dhe mesazhi që qëndrimi mbi Ukrainën mund dhe duhet të tejkalojë llogaritjet e vogla për agjendën politike të ditës.

Rezultati politik i zgjedhjeve të Përgjithshme të mbajtura të Shtunën nuk është më i dëshirëshueshmi në kontekstin e zhvillimeve politike ndërkombëtare, por i njëjti është pasqyrë e vullnetit të votuesit sllovak, i tilli në shumësi, përtej logove të ndryshme ka votuar në përkrahje të forcave politike pro- Perëndimore dhe përgjegjësia politike e mandatarit FICO do të jetë leximi i drejtë politik që imponon politikisht një qeveri koalicioni pro-Perëndimore , në vijim të politikës së deritanishme në mbështetje të Ukrainës.
Përtej lajmeve të mundshme që do të përcjellë qëndrimi polarizues i mandatarit FICO, Sllovakia do të vijojë në qëndrueshmëri të ruajë boshtin politik në koherencë të aleancës Perëndimore, për një Sllovaki më të sigurtë dhe në partneritet të plotë vlerash dhe interes politik të ndësjelltë me BE dhe NATO.

Neutrale October 3, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
32 minutes ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
3 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
1 day ago
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
1 day ago
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
1 day ago

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?