Ditën e sotme do të nisë viti i ri akademik univerisitar për sezonin 2023-2024.
Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve.
Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.
Pritet që ky vit akademik të nisë me protesta dhe bojkote që në fillim të tij nga ana e studentëve të mjekësisë.
Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.
Ndërkohë, sot pritet një komunikatë dhe nga Lëvizja për Universitetin para Ministrisë së Arsimit, ku do të bëhen me dije dhe problematikat e arsimit universitar.
Sot në orën 12:00, Lëvizja Për Universitetin do të mbajë një komunikatë te Ministria e Arsimit.
Përveç se do të jemi te protesta e Mjekësisë që në mëngjes një grup nga ne, gjithashtu do të mbajmë edhe komunikatën me kërkesat dhe problematikat që e gjejnë studentët universitetin edhe këte vit të ri akademik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.



