Në Ditën Botërore të të Moshuarve, Presidenti Bajram Begaj ka bërë takim me një grup të moshuarish në fshatin Togëz në Librazhd.
Begaj është shprehur se, është domosdoshmëri një vëmendjeje e shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush.
Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës:
Në Ditën Botërore të të Moshuarve, me një grup të moshuarish në fshatin Togëz në Librazhd.
Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten.
Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim të nevojshëm për të patur një jetesë sa më cilësore.





