NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    18 hours ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    5 days ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    7 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bisedë në të njëjtin nivel – Berlin Global Dialogue
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
Të tjera
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
Ekonomia Kryesore
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
Kryesore Politikë
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bisedë në të njëjtin nivel – Berlin Global Dialogue

Neutrale
Last updated: 2023/09/30 at 12:47 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Ish-këshilltari ekonomik i ish-kancelares Merkel, Lars Hendrik Roeller, donte të hapte në Berlin një dialog të ri me jugun global. Një nga mysafirët e edicionit të parë ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Ne nuk mbajmë fjalime, por bisedojmë me njëri-tjetrin”, tha Lars Hendrik Roeller, organizatori i Berlin Global Dialogue per DW në përfundim të aktivitetit të tij dyditor. “Dhe kjo e bën këtë forum ndryshe nga shumë të tjerë”, shtoi ai duke pasur parasysh forumet e shumta që adresojnë çështje globale, si Konferenca e Sigurisë në Mynih, apo Forumi i Ekonomisë Botërore në Davos. Berlin Global Dialogue mblodhi për dy ditë 500 të ftuar nga e gjithë bota, politikanë, ekonomistë dhe studentë për të biseduar për temat aktuale globale.

Rama: Hapa gradualë për integrim në Tregun e Brendshëm të BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte njëri nga njëzet politikanët e nivelit të lartë të këtij forumi. Në bisedën me Lars Hendrik Roeller, Rama theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe u shpreh optimist, që së shpejti, në konferencën e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë, BE do të vijë me një plan të ri për afrimin e mëtejshëm me Ballkanin Perëndimor.  Ai tha se, meqenëse deri në anëtarësim të plotë mund të duhet shumë kohë, lipset që të hapen disa perspektiva për vendet kandidate në mënyrë që ato të integrohen gradualisht në Tregun e Brendshëm. 
“Ky proces integrimi që në kuptimin e formalizimit të anëtarësive mund të zgjasë sa kohë të jetë e nevojshme, me të gjithë traumën rrugës, nuk mund të jetë një proces që për vendet kandidate është “o gjithçka o asgjë” . Pra, ju merrni të gjitha kur jeni anëtarë, ose nuk merrni asgjë deri aty. Pra, disa hapësira të reja duhet të hapen për vendet kandidate dhe ne po luftojmë për këtë.”

Përballë Ramës ishte Katherina Reiche, persidente e Këshillit Kombëtar për energjinë e hidrogjenit, në Gjermani, dhe CEO e kompanisë Westenergie. Reiche propozoi që qeveria gjermane të krijojë një Aleancë hidrogjeni me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Afrika në fokus

Berlin Global Dialogue është një forum i ri për dialogun global dhe diskutimin e temave të rëndësishme globale, veçanërisht në lidhje me Afrikën dhe mbrojtjen e klimës. Një moment i veçantë në konferencë ishte biseda e zhvilluar të enjten, më 28 shtator,  mes Kryeministrit Gjerman Scholz dhe Delphine Traoré, një ekonomiste nga Burkina Faso. Traoré theksoi rëndësinë e partneritetit të barabartë midis Afrikës dhe vendeve të tjera të botës dhe bëri thirrje që fjala “ndihmë” të mos përdoret më. Ajo gjithashtu theksoi urgjencën e investimeve në mbrojtjen klimatike në Afrikë për të arritur objektivat globale të klimës.

Kancelari gjerman Scholz u pajtua me këtë pikëpamje dhe theksoi se Afrika nuk ka nevojë për miliona, por trilione dollarë për të përballuar ndryshimet klimatike dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme. Ai gjithashtu vuri në dukje nevojën për të investuar në teknologjitë miqësore ndaj mjedisit për të mundësuar rritjen ekonomike në Afrikë, pa dëmtuar mjedisin.

Edicioni i parë i Berlin Global Dialogue ishte një raund pa pompozitet e ku sundonte një atmosferë familjare. Organizatori Lars Hendrik Roeller dëshiron ta mbajë atë edhe në vitet e ardhshme. Nëse ky format do të arrijë të të ketë sukses krahas formateve të shumta të dialogut mes industrisë dhe politikës, siç është ai Forumi i Ekonomisë Botërore në Davos apo të ngjashme, kjo pritet të shihet në vitet e ardhshme.

DW

Neutrale September 30, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
18 hours ago
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
19 hours ago
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
20 hours ago
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
2 days ago
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
3 days ago

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!

Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet

Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?