Nga intervista e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për Zërin e Amerikës:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandër Vuçiç si të përshirë në sulmin ndaj policisë në veri të vendit. “Ajo që ndodhi në veri të Kosovës ishte një sulm i armatosur nga forcat paraushtarake që janë paguar, trajnuar, ndihmuar dhe përkrahur nga Serbia, organizuar dhe orkestruar nga Serbia. Ishte një sulm terrorist dhe po ashtu një akt agresioni nga ana e Serbia kundër Republikës së Kosovës, kundër sovranitetit dhe integritetit tonë territorial”, tha ajo.

