Ura Vajgurore -Dimali
ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake. Simbol i qytetit ka qenë djaloshi Dimal, i cili ishte kampion i lojrave të organizuara.
Në vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari, mbreti i Ardianëve, që më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së Mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon në Dimal, i konsideruar si qytet që se merrte dot armiku.
Vendbanimi antik i kalasë së Krotinës ndodhet në perëndim të malësisë së Shpiragut.
foto 1- Statuja e Dimalit
foto 2- Statujë princeshe e zbuluar në rrënojat e qytetit Ilir





