Tirania e maskuar si liri paraqitet paradoksalisht si Demokraci qeverisëse e maxhorancës !
Kêto reshta goditës, shkëputur nga drama “I ndjeri Mattia Pascal” tē tē madhit Pirandello, janë pasqyra e real-aktualitetit Shqiptar.
Nëse sot bën një kërkim në internet, në gjuhët e gjithë botës emri Tiran shpjegohet e shtjellohet si “individi që qeveris në mënyrë të egër e despotike duke akaparuar të gjitha pushtetet” …
Gjithsesi përgjatë shekujve dhe evolucionit historik, hershëm emri Tiran nuk ka pasur këtë konotacion kaq pexhorativ, kohë përpara shtjellohej si “qeverisje aristokratësh me përmbajtje të vogel e qark të mbyllur” !!!
At Zef Pllumi në “Rrno për me tregua” na zgjon kur thotë se asgja nuk mun të bante diktatori vetëm, po për qëllimet e veta ai shërbehej nga levat, nga individët pa moral e shpirt…, e prej këtej qartësohemi tek dëgjojmë Batona, Vangjela e soj, soj leve që Tiraninë e sotme na e përkthejnë e shtjellojnë me terminologjinë e klasicizmit, duke amnistuar e për më keq lartësuar si aristokratike në mendim e veprim real-qeverisjen e kohës sonë !!!
“Princeps Legibus Solutus”
Ky “nen” i ligjeve Romake, mbetur në fuqi, nga mentaliteti arkaik dhe remineshenca e frikës nga i “fuqishmi” duhet të marrë fund, shteti i së drejtës duhet të prevalojë, dhe ky do jetë themeli i Shqipërise, jo si ishte, jo si është, por si duhet të jetë…
28, 09, 2023

